Foto nga VCG
Këto ditë, agjencitë e lajmeve si AP dhe "Reuters" kanë bërë njoftime të shumta mbi udhëtimin e yllit argjentinas të futbollit Lionelit Messi në Pekin. Lajmi me temën “ ’Pasioni për Messin’ ka mbuluar tërë Pekinin” ka tërhequr mjaft vëmendje në rrjetet sociale ndërkombëtare dhe bota ka parë një Kinë të vërtetë dhe të dashur, thekson CMG-ja në një koment.
Ekipi argjentinas i futbollit ka bërë një turne 5-ditor në Pekin, që ka kulmuar me ndeshjen miqësore me Australinë. Gjatë kësaj ndeshjeje shumë tifozë kinezë mbanin të veshur bluzën nr. 10 të Argjentinës, duke thërritur me zë të lartë emrin e Messit. Krahas kësaj, në fanellat e ekipit argjentinas, emrat e lojtarëve ishin të shënuar në gjuhën kineze. Disa media të huaja komentuan që kjo ndeshje u zhvillua në “shtëpinë” e Messit dhe Argjentinës. Në këtë ndeshje, Messi shënoi golin më të shpejtë të karrierës së vet dhe Argjentina fitoi me rezultatin 2-0. Disa tifozë entuziastë qëndruan për një kohë të gjatë pas mbylljes së ndeshjes. “Këtë herë që erdha në Kinë, munda të ndiej gjithmonë pasionin e tifozëve,” tha Lionel Messi.
Përveç të rinjve, edhe shumë të moshuar janë fansat e yllit argjentinas. Mediat britanike kanë vënë re që shumë nga shikuesit ishin të brezit të vjetër dhe disa madje kishin bërë vizatime në fytyrë, duke u shfaqur shumë të emocionuar. “Kjo ishte një ndeshje shumë e mrekullueshme,” vlerësoi një tifoz, duke treguar fanellën e vet ku ishte shkruar “Messi”.
E reja Zhang Jiao ka ardhur në Pekin nga Shangai. Në vitin 2006, ajo u bë tifoze e Messit pasi ndoqi ndeshjen e tij të parë në Botëror. Më pas, Zhang ka shkuar posaçërisht në Argjentinë dhe ka ndjekur tre kupa bote.
Këto histori të tifozëve kinezë i kanë treguar botës pasionin e kinezëve për futbollin e sportin dhe bota me këtë rast ka parë edhe një herë hapjen, pasionin dhe miqësinë e kinezëve, si edhe gjallërinë e Kinës së sotme. Kjo ndryshon gjithashtu prej përshtypjeve të fabrikuara nga mediat perëndimore mbi Kinën, vihet në dukje në koment.
Foto nga VCG
“Unë e ndiej në mënyrë të dukshme që gjithnjë e më shumë perëndimorë po shprehin dyshim mbi imazhin e Kinës të përshkruar nga mediat perëndimore,” tha Laurent Michelon, një studiues francez që ka jetuar në Kinë për 25 vjet. “Njoftimet enkas të verbra” nga disa media perëndimore e kanë shqetësuar atë për një kohë të gjatë.
Në vitin 2021, i riu nga Kolumbia Jonathan përshkroi çfarë kishte parë në Kinë për tre vjet. Për njoftimet e mediave të huaja lidhur me “vjedhjen e teknologjisë nga Kina”, ai pyeti përse zona "Zhongguancun" në Pekin dhe parku teknologjik në Shenzhen po zhvillohen shpejt nga dita në ditë? Arritjet e Kinës, si pagesat me celular, trenat me shpejtësi të madhe, anijet kozmike dhe veprat infrastrukturore, të gjitha janë të freskëta dhe mahnitëse. Ai theksoi se ka kuptuar që “Kina e përshkuar nga mediat e huaja dhe Kina e vërtetë kanë së paku një distancë kohore prej 20 vjetësh”.
Shkrimtari spanjoll Julio Ceballos ka jetuar po ashtu për shumë vjet në Kinë. Ai është i mendimit që perëndimorët duhet të shkojnë në Kinë dhe ta shikojnë mirë atë me sytë e tyre. “Të dhënat e dorës së parë mund të na ndihmojnë të formojmë një opinion të saktë mbi Kinën”, thotë Ceballos. Profesori amerikan i ekonomisë, Richard D. Wolff, vuri në dukje që duhet të ndreqet mendimi që e demonizon Kinën. “Kina dhe ShBA-ja mund të shkëmbejnë të dhënat, mallrat dhe teknologjitë. Kështu mund të vazhdojë lulëzimi dhe bashkëjetesa mes dy palëve,” thotë Wolff.
Foto nga VCG
Këtë qershor, Messi erdhi në Kinë, ku ka gjetur mikpritje të ngrohtë. Kjo është bërë një dritare për njohjen e ndërsjellë mes Kinës dhe botës. Kina e sotme është plot gjallëri dhe ka lidhje të ngushtë me botën. “Ju mirëpresim miq të vendeve të ndryshme të vini për të parë një Kinë të vërtetë. Për të njohur Kinën, vlen i njëjti parim si për të njohur miqtë: mos dëgjoni nga të tjerët, por provojeni vetë,” e mbyll komentin CMG-ja.