Anhui mbështet fermerët për vitalizimin rural
2023-06-08 19:04:42

Provinca Anhui e Kinës lindore po përdor të gjitha kanalet për të pasuruar të ardhurat e fermerëve në përpjekjen e saj për vitalizimin rural. Për të rritur prodhimin e grurit, Anhui mbolli mbi 100 milionë mu drithë këtë vit dhe pret një rendiment total prej më shumë se 82 miliardë kg drithë. Po ashtu, provinca ka 3578 lloje të mjekësisë tradicionale kineze, duke u renditur e gjashta në vend dhe inkurajon fermerët vendas të mbjellin produkte të tilla bujqësore për të nxitur industritë rurale me karakteristika lokale.

China Daily

China Daily

Anhui mbështet fermerët për vitalizimin rural

52-vjeçari Qiao Chuanjun u zhvendos 16 vjet më parë nga Suzhou (Suxhou) në në distriktin Yu'an të Lu'an në Anhui-n perëndimor, për të ndjekur ëndrrën e tij për një jetë më të mirë duke mbjellë pemë pjeshke. Ai tani është pronar i fermës familjare të mbjelljes dhe kultivimit “Chuanjun

Bashkë me gruan e tij, vajzën dhe dhëndrin e tyre, si dhe një të afërmin e tij, ferma familjare ka marrë me qira 960 mu (64 hektarë) tokë nga rreth 200 fermerë vendas për të mbjellë mbi 20 lloje pemësh pjeshke. Në këtë mënyra, ëndrra e tij u bë realitet.

“Prej 30 majit kam pasur shitje prej rreth 300.000 juanë (42.200 dollarë) dhe pres të ardhura vjetore prej 3 milionë juanë”,- tha ai, duke treguar pemët që rriten në kodrat e ulëta rreth tij.

“Unë fitoj para përmes operacioneve bujqësore të shkallëzuara siç duhet”,- vuri në dukje Qiao, duke shtuar se që nga tetori i vitit 2021, ai ka shpenzuar rreth 5 milionë juanë për nivelimin e tokës dhe mbjelljen e varieteteve të reja të pjeshkës.

Ai theksoi se pjeshkët e tij shiten kryesisht në Pekin, Shangai dhe Shenzhen të provincës Guangdong.

Aktualisht, provinca Anhui e Kinës lindore po përdor të gjitha kanalet për të pasuruar të ardhurat e fermerëve në përpjekjen e saj për vitalizimin rural.

Bujqësia në shkallë të gjerë

Në qarkun Taihe në Fuyang, në Anhui-n veriperëndimor, Xu Congxiang zotëron një park shkencor dhe teknologjik bujqësor prej 1230 mu.

Me një ndërtesë për kërkimin dhe zhvillimin dhe mbi 10 njësi të pajisjeve të mëdha mekanike, parku i tij prodhoi 820.000 kilogramë grurë në vitin 2022.

Xu tani zotëron rreth 20 teknologji kyçe për mbjelljen e grurit me rendiment të lartë nëpërmjet operacioneve bujqësore të shkallëzuara.

Me qëllimin e prodhimit të më shumë drithërave dhe prodhimit të grurit të mirë, Taihe synon operacione bujqësore të shkallëzuara, duke mbjellë 2.96 milionë mu drithë këtë vit dhe duke pritur që prodhimi të arrijë mbi 1 milion tonë.

Për të rritur prodhimin e grurit, Anhui mbolli mbi 100 milionë mu drithë këtë vit dhe pret një rendiment total prej më shumë se 82 miliardë kg drithë.

Medikamentet bimore

Si një medikament bimor dhe prodhim bujqësor, shihu, ose kërcelli i “dendrobium nobile”, i cili rritet në mjedise të ashpra malore, konsiderohet bari i parë i nëntë bimëve kineze të pavdekshme dhe një thesar i paçmuar, duke sjellë përfitime shëndetësore për përdoruesit që hanë kërcellin, ose përdorin lulet.

CFP

CFP

Rritja e huoshan shihu në qarkun Huoshan të Lu'an-it jugperëndimor është pjesë e industrive rurale me tipare lokale. Lu'an, në malet e njohura Babie, është cilësuar si një “magazinë medikamentesh”.

E ndodhur në Zonën e Zhvillimit Ekonomik Kombëtar të Lu'an, “Jiuxianzun Huoshan Shihu Co Ltd” ishte ndërmarrja më e hershme e teknologjisë së lartë e angazhuar në zhvillimin e të gjithë zinxhirit të industrisë shihu në Anhui, duke pasuruar të ardhurat e fermerëve vendas.

Kompania zotëron një park industrial prej 500 mu në Huoshan, një bazë origjinale të mbrojtjes së specieve prej 500 mu në qytezën Taipingban të Huoshan dhe një luginë shihu prej 10.000 mu në ndërtim e sipër në fshatin Taiyang, për përpunimin e thellë të kësaj bime.

Sipas Administratës së Produkteve Mjekësore Provinciale Anhui, provinca ka 3578 lloje të mjekësisë tradicionale kineze, duke u renditur e gjashta në vend dhe inkurajon fermerët vendas të mbjellin mbi 127.000 mu të produkteve të tilla bujqësore për të nxitur industritë rurale me karakteristika lokale.

Biznes me vlerë të shtuar

Qarku Funan, me 1.74 milionë banorë në Fuyang-in jugor, njihet si kryeqendra e thurjeve të Kinës. Autoritetet vendore inkurajojnë fermerët në 28 fshatrat e saj të zhvillojnë punime me thurje me gjethe nga shelgu dhe mani, që konsiderohet një biznes me vlerë të shtuar.

I pozicionuar përgjatë lumit Huaihe, zona ka burime të bollshme, tha Zhang Lei, shefi i publicitetit të qarkut.

Në qytezën Huanggang të qarkut ka 36 ndërmarrje thurjeje. Në fshatin Yangzhai të Huanggang, çdo shtëpi drejton një biznes me thurje dhe mund të fitojë deri në 60.000 juanë çdo vit nga kjo industri e shtëpive, tha ai.

Aktualisht, Funan mund të prodhojë mbi 10.000 lloje thurjesh, të cilat janë produkte artizanale me vlera dekorative dhe praktike dhe shiten si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Këto biznese me vlerë të shtuar janë një ndihmë për fermerët vendas, tha Zhang.

Një produkt për fshat

Me mbi 61 milionë banorë që jetojnë në 104 zona të nivelit të qarkut që administrojnë bashki të ndryshme të formuara me fshatra të ndryshëm, Anhui po përpiqet gjithashtu të formojë një model të “një produkti për çdo fshat, një industri për çdo vendbanim dhe një specialitet për çdo qark”, në përpjekje për të rritur të ardhurat e fermerëve.

Në fshatin Linfei, qyteza Guqiao e qarkut Fengtai, Liu Jiying po mbështet familjen e tij prej pesë anëtarësh duke rritur bagëti.

Shtatë vjet më parë, gruaja e Liut vuante nga leucemia. Trajtimi i saj i kushtoi familjes kursime, duke i shtrënguar shumë financat.

Në janar 2018, bashkia inkurajoi Liun të merrte pjesë në një kurs trajnimi për mbarështim të organizuar nga qarku dhe të zotëronte aftësitë e blegtorisë. Katër muaj më vonë, autoritetet lokale e ndihmuan gjithashtu të aplikonte për një kredi pa interes prej 40.000 juanë.

Së bashku me fondet e mbledhura vetë prej 100.000 juanësh, Liu bleu 10 bagëti, të cilat janë rritur në numër, duke tejkaluar 40.

Në vitin 2019, ai shiti 15 dema dhe mbajti të gjitha lopët, duke fituar të ardhura vjetore prej mbi 200.000 juanë, duke shlyer të gjithë borxhin e tij dhe duke lehtësuar jetën e familjes.

Gruaja e tij iu nënshtrua një transplanti të suksesshëm të palcës kockore dhe u shërua plotësisht nga leucemia, ndërsa u martuan edhe dy fëmijët e tyre.

“Falënderova autoritetet për futjen e politikës “një produkt për fshat”, e cila më ndihmoi të rifitoja një jetë të mirë”,- tha Liu.

“Detyrat më sfiduese dhe më të vështira në ndërtimin e një Kine moderne socialiste në të gjitha aspektet mbeten në zonat rurale”,- tha eksperti bujqësor Zhang Jian. Sipas tij, për Anhui-n në tërësi, në avancimin e vitalizimit rural, është jetike të forcohet rivitalizimi i bizneseve, talenteve, kulturës dhe ekosistemeve për të rritur të ardhurat e fermerëve.