SHBA përjashtoi Kosovën nga Defender 2023, Kurti: Masat e Amerikës, të gabuara!
2023-06-01 15:51:41

 Albin Kurti (Foto nga VCG)

“Të gabuara” i ka konsideruar lideri i Kosovës Albin Kurti masat e marra nga SHBA për Kosovë, mes të cilave edhe përjashtimi nga stërvitja Defender 2023, për shkak të situatës së tensionuar në veri. Në një intervistë për “Financial Times”, Kurti u shpreh se qeveria e tij qëndroi pranë kryebashkiakëve shqiptarë etnikë të zgjedhur së fundmi në pjesën veriore të vendit.

Ai e cilësoi SHBA-në si “mikun, aleatin dhe partnerin kryesor” të Kosovës, duke shtuar se ishte në kontakt të përditshëm me ambasadorin amerikan në Prishtinë. “E pranoj se sa i përket qasjeve të marra kemi pasur një ndryshim të vogël, por sinqerisht nuk ndjej se asnjë lloj sanksioni për Kosovën”, tha ai.

Kurti tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç nëse ai do të ndërmjetësohej nga Brukseli.