Eksperti i CF40: Borxhi i Kinës nuk është i tepruar, pavarësisht përdorimeve të larta
2024-04-23 16:57:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Borxhi i Kinës në sektorët e saj të korporatave, qeverisë dhe ekonomive familjare nuk duhet të shihet si i tepruar, pavarësisht se ai arrin në 363 trilion juanë (50.42 trilion dollarë) baraz me 288% të PBB së saj deri në fund të 2023, tha të hënën një studiues i vjetër në Institutin Forumi i Kinës 40 (CF40).

Vëllimi i madh i borxhit dhe rritja e tij e shpejtë, kanë ngritur shqetësime te vëzhguesit. Megjithatë,këto shifra nuk konfirmojnë një akumulim të tepërt të borxhit brenda Kinës, tha Zhang Bin, anëtar i vjetër jorezident në CF40 dhe Zv/Drejtor i Institutit të Ekonomisë dhe Politikës Botërore në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale.

Ai tregoi se gjatë 10 viteve të fundit, Kina ka hasur në presione minimale inflacioniste, me rritje vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit (CPI) vazhdimisht nën nivelin 2%. Renminbi kinez është çmuar 15%, kundrejt një shporte valutash. Në krahasim me standardet globale, asetet financiare të Kinës ndaj PBB-së së saj ishin relativisht modeste, tha ai. Për shembull, raportet e aktiveve financiare ndaj PBB së SHBA dhe Japonisë janë dukshëm më të larta në 13.4 dhe 15.7 respektivisht, krahasuar me 3.6 të Kinës. Kjo, sipas Zhang, ilustron se vëllimi i aseteve financiare të Kinës nuk është i jashtëzakonshëm.