Henry Kissinger mori pjesë në banketin e Depatamentit Amerikan të Shtetit më 1 dhjetor 2022/ foto nga CFP
Si sekretar amerikan i shtetit, që ka tërhequr më shumë vëmendje në historinë e ShBA-së, dr Henry Alfred Kissinger sapo kaloi ditëlindjen e tij të njëqindtë. Një ditë më parë, ambasadori kinez i porsa emëruar në ShBA u takua me të, duke i shprehur urimet e palës kineze për kremtimin e njëqind vjetorit. Kjo mishëron vlerësimin dhe respektin e palës kineze për këtë “mik të vjetër të kinezëve” në nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull të tij.
Duke i hedhur një vështrim karrierës diplomatike të Kisingerit, vizita e tij sekrete në Pekin në vitin 1971 ishte një faqe e shkëlqyer. Atëkohë, Kisinger, bashkërisht me liderët e atëhershëm të Kinës dhe të ShBA-së, nxitën normalizimin e marrëdhënieve mdis dy vendeve me realitete krejtësisht të ndryshme dhe kjo veprimtari ushtron edhe sot ndikim të rëndësishëm ndaj dy vendeve dhe botës.
Gjatë mbi 50 vjetëve të kaluar, Kina ka ruajtur vazhdueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e politikës ndaj ShBA-së, ndërsa pala amerikane, duke u nisur nga njohjet e gabuara ndaj Kinës, e ka konsideruar vitet e fundit Kinën si rivale kryesore dhe sfidë afatgjatë, gjë që ka shkëputur marrëdhëniet kino-amerikane nga binarët normalë dhe ka vënë botën në shqetësim, komenton CMG-ja.
“Në botën e sotme të shumëpolarizuar, qëndrimi pragmatik i z. Kisinger duket më i domosdoshëm se kurdo herë në të kaluarën,” thuhet në një koment të fundit të revistës së përjavëshme amerikane “Time”. Tashmë që marrëdhëniet kino-amerikane ndodhen sërish në udhëkryq, vendimmarrësit në Shtëpinë e Bardhë kanë nevojë të mësojnë dhe të bazohen në mençurinë diplomatike të këtij njëqindvjeçari.
Ambasadori kinez i porsa emëruar në ShBA Xie Feng u takua me Kisingerin më 26 maj 2023/ foto nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës
Së pari, duhet të njohin interesat kombëtare të ShBA-së nga këndvështrimi i pragmatizmit dhe në mënyrë racionale. Pa dyshim që Kisingeri theu akullin e marrëdhënieve kino-amerikane në vitet 70-të, duke u nisur nga interesat kombëtare të ShBA-së. Por si një mbrojtës i vendosur i interesave kombëtare të ShBA-së, si arriti ai të bëhet “mik i vjetër i popullit kinez”?
Këtu nuk mund të shmangim “pragmatizmin”, që është etiketa e dukshme e karrierës së tij diplomatike, komenton CMG-ja. Kjo etiketë nënkupton vënien e interesave kombëtare mbi ideologjinë, zotërimin e saktë të evolucionit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe hartimin e arsyeshëm dhe pragmatik të strategjisë së jashtme. Pikërisht mbi këtë bazë, Kisingeri ka propozuar kontaktet dhe bashkëpunimin me Kinën dhe krijimin e marrëdhënieve kino-amerikane me leverdi reciproke. Ai është i mendimit se kjo përputhet me interesat e ShBA-së.
Por sot, një pjesë e politikanëve amerikanë zbatojnë të ashtuquajturën “diplomaci të konceptit të vlerave” dhe kanë formuar “një rreth të vogël” për kundërvënien midis blloqeve. Për këto Kisingeri ka shprehur shqetësime të thella. Në vitin 2019, ai tha se ShBA-ja dhe Kina ndodhen buzë “malit të Luftës së Ftohtë”.
Është e dukshme që politikanët amerikanë duhet të mësojnë nga Kisingeri në radhë të parë për njohjen e drejtë të interesave kombëtare të ShBA-së dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm se mbrojtja e këtyre interesave nuk do të thotë armiqësimi me Kinën dhe shtypje e hapësirës së zhvillimit të Kinës. Në këtë drejtim, dr. Kisinger ka dhënë një shembull pozitiv.
Video-mesazhi i Kisingerit me rastin e Vitit të Ri Kinez drejt Dhomës së Përgjithshme të Kinezëve në ShBA më 18 janar 2023 / foto nga CFP
Së dyti, duhet ta zbatojë strategjinë diplomatike të ShBA-së në mënyrë profesioniste. Në historinë e ShBA-së ka ekzistuar tradita “mosmarrëveshjet midis dy partive ndalohen përpara dy oqeaneve”, që do të thotë shmangia e ndikimeve të politikës të brendshme ndaj politikës së jashtme. Shumë veprime diplomatike të Kisingerit kanë mishëruar cilësinë e një diplomati profesionist, që ka shmangur brenda mundësive përfshirjen e mosmarrëveshjeve midis dy partive dhe interesave personale.
Krahas këtyre, politikanët amerikanë duhet të nisen nga largpamësia dhe të zbatojnë strategjinë e jashtme në mënyrë të përgjegjshme. Shumë analistë kanë vënë në dukje se në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare, Kisingeri kapi thelbin e marrëdhënieve midis vendeve dhe mori para sysh sfondin e zhillimit botëror. Lidhur me marrëdhëniet kino-amerikane, marrëdhënie dypalëshe më të rëndësishmet në botë, ai vuri në dukje më se një herë se paqja dhe lulëzimi i botës varen nga mirëkuptimi i ndërsjellë midis Kinës dhe ShBA-së, ndërkohë që nëse do të shpërthejë “Lufta e re e Ftohtë” midis të dy vendeve, mbarë bota do të përballet me katastrofë.
Historia është libri mësimdhënës më i mirë. Shtrëngimi i duarve midis Kinës dhe ShBA-së para gjysmë shekulli ka rëndësi iluminuese për trajtimin e marrëdhënieve të tanishme kino-amerikane, komenton CMG-ja. Sipas palës kineze, të dyja vendet duhet të respektojnë njëra-tjerën, të bashkekzistojnë në mënyrë paqësore dhe të bashkëpunojnë me përfitime të përbashkëta. Kjo është përvoja e marrëdhënieve kino-amerikane gjatë 50 vjetëve të kaluar dhe mënyra e duhur e trajtimit të marrëdhënieve midis dy vendeve në epokën e re, përfundon komenti i Grupit Mediatik të Kinës.
Kisingeri, që shoqëroi presidentin e atëhershëm amerikan Riçard Nikson dhe bashkëshorten e tij gjatë vizitës në Pekin më 25 shkurt 1974/ foto nga CFP