Instituti “Quincy”: është e papengueshme prirja e dedollarizimit
2023-05-30 15:27:38

foto nga CFP

foto nga CFP

Në një artikull të publikuar më 24 maj nga Instituti “Quincy” për Qeverisjen e Përgjegjshme, një institut amerikan i studimit të politikave, paralajmërohet qeveria amerikane se prirja globale e dedollarizimit është e papengueshme dhe vendet e ndryshme të botës kanë bërë përpjekje për pakësimin e varësisë ndaj dollarit, si pasojë e përdorimit të monedhës së saj si armë nga ShBA-ja, ndërmjet shpërdorimit të sanksioneve.

Në artikull theksohet se po shpejtohet procesi i dedollarizimit dhe globli do të kërkojë zëvendësuesin e dollarit. Sipas të dhënave statistikore, kuota e rezervave me dollarin është ulur nga 73 për qind në vitin 2001 në 58 për qind në vitin 2023. Veçanërisht pas marrjes së vendimit nga qeveria amerikane për ushtrimin e gjithanshëm të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për heqjen e këtij vendi nga sistemi financiar global, kjo prirje është acaruar më tej. Veprimet e qeverisë amerikane kanë shqetësuar shumë ekonomi të reja dhe i kanë nxitur të kërkojnë zëvendësuesin e dollarit.

Në artikull paralajmërohet se sanksionet e qeverisë amerikane kanë ushtruar ndikim ndaj 29 për qind të vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë globale. Ndërkohë, 40 për qind e rezervave të botës janë me dollar, prandaj këto vende me rezervën e dollarit do të kufizohen nga ShBA-ja. Krahas këtyre, shumë vende në zhvillim kanë borxhe në dollarë dhe mallrat e domosdoshme në këto vende, si lëndët e para dhe ushqimet llogariten me dollarin. Ngritja në  masë të madhe e normës bankare nga FED-i ka nxitur më tej “zjarrin” e dedollarizimit.

Në artikull shprehet mendimi se pavarësisht vullnetit të ShBA-së, prirja e dedollarizimit është në zhvillim e sipër dhe e vetmja rrugëzgjidhje për këtë vend është të konsultohet me vendet në zhvillim dhe të marrë pjesë në rigrupimin e sistemit monetar global. “Përndryshe, hegjemonia ekonomike e ShBA-së do të bjerë në recesion të pakontrollueshëm,” përfundon artikulli. (Wang Lei/ Eda)