Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën me 8.8 për qind në katër muajt e parë
2023-05-30 11:44:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën 8.8 për qind në bazë vjetore në rreth 1.29 milionë njësi në katër muajt e parë të vitit, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Sipas Shoqatës kineze të Prodhuesve të Automobilave, gjatë kësaj periudhe, në vend u shitën rreth 1.15 milionë kamionë, 7.7 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shitjet e automjeteve komerciale të pasagjerëve u rritën me 18.7 për qind në bazë vjetore në 138.000 njësi në të njëjtën periudhë.

Vetëm në prill, shitjet e automjeteve komerciale në Kinë arritën në 348.000 njësi, duke u rritur me 60.5 për qind në bazë vjetore. (Fatosi)