11 të zhdukur në stuhinë e shiut në Guangdong
2024-04-22 14:35:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Gjithsej 11 persona janë zhdukur pas reshjeve të dendura të shiut, që goditën shumë pjesë të provincës Guangdong të Kinës jugore ditët e fundit, tha të hënën Departamenti Provincial i Menaxhimit të Emergjencave. 

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.

Reshjet e dendura të fundit kanë prekur shumë zona duke përfshirë Shaoguan, Guangzhou, Heyuan, Zhaoqing, Qingyuan, Meizhou dhe Huizhou. 

Gjithsej 53,741 njerëz janë zhvendosur në të gjithë provincën, 12,256 prej të cilëve që janë zhvendosur urgjentisht, tha Departamenti.