Industria ushqimore e Kinës pati rritje të qëndrueshme në vitin 2022
2023-05-30 10:49:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Industria ushqimore e Kinës regjistroi rritje të qëndrueshme në vitin 2022 dhe pritet të ruajë vrullin e rritjes edhe këtë vit.

Kompanitë e mëdha ushqimore me një qarkullim vjetor prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.8 milionë dollarë amerikanë) raportuan të ardhura prej 9.8 trilionë juanë vitin e kaluar, duke shënuar një rritje vjetore prej 5.6 për qind, deklaroi Zhang Chonghe, kreu i Këshillit Kombëtar të Industrisë së Lehtë të Kinës, citon “Xinhua”.

Fitimi i tyre u rrit 9.6 për qind në bazë vjetore në 681.5 miliardë juanë, tha Zhang gjatë një konference shtypi mbi industrinë ushqimore.

“Sektori i ushqimit ka treguar një vrull të fortë dhe elasticitet”, tha Yu Xuejun, drejtor i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Ushqimit të Industrisë së Lehtë.

Duke përfituar nga zgjerimi i vazhdueshëm i tregut të brendshëm të Kinës, industria ushqimore pritet të ruajë rritje të fuqishme këtë vit dhe të ardhurat e kompanive të mëdha parashikohen të rriten me rreth 7 për qind, tha Yu.

Zhang bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të zhvilluar grupime industriale për të nxitur zhvillimin në të ardhmen. (Fatosi)