Pse më pëlqejnë automjetet me energji të reja
2024-04-19 21:28:48

foto nga “autohome.com.cn”

Në këtë dyqan të automjeteve me energji të reja në Kopenhagë të Danimarkës, konsumatorët po provojnë produktet. Qysh nga gushti i vjetshëm kur u dorëzua automjeti i parë, kjo kompani ka shitur mbi 1 mijë automjete në Danimarkë.

Benjamin, konsumator danez:

Automjeti “XPENG” duket shumë luksoz dhe i punuar mirë. I kushtoj rëndësi jo vetëm rrezes së udhëtimit, por dhe shpejtësisë së ngarkimit të baterisë. Në fakt, kjo e fundit është funksioni më i rëndësishëm për mua. Kjo është nga arsyet që më pëlqen shumë automjeti “XPENG”.

Jens Olsen, menaxheri i përgjithshëm ekzekutiv i “XPENG”-ut në Evropën Veriore

Sollëm disa gjëra të reja, në dizenjim, funksionin e softuerëve, kapacitetin e ngarkimit dhe në manovrueshmërinë e përgjithshme. Sollëm produkte me cilësi të lartë e me vlerë të mëdha dhe këto janë kyçe për konsumatorët.

foto nga CFP

Rekalama e automjetet elektrike të BYD-së në Belgjikë / foto nga CFP

Me shtimin e ndërgjegjshmërisë për mbrojtjen e mjedisit, gjithnjë e më shumë evropianë po marrin parasysh të blejnë automjete me energji të re. Shkaqet kryesore që automjetet kineze me energji të reja priten mirë në Evropë janë raporti relativisht i lartë cilësi-çmim, manovrimi i besueshëm, pamja e jashtme dhe zbukurimet e brendshme me frymë teknologjike, si edhe sistemi inteligjent i softuerëve për automjetet.

Banor filandez:

Mendoj se automjetet elektrike janë të dobishme për mjedisin tonë. Tani mjedisi botëror nuk është aq i mirë. Edhe në Finlandë, ajri ka pësuar ndotje të rëndë. 

Banor  lituan:

Mendoj se automjetet elektrike kineze kanë raportin cilësi-çmim të lartë.

Banor holandez:

Me të njëjtën sasi parash, mund të sigurosh konfigurim më të lartë të pajisjeve ose rreze më të madhe udhëtimi. Automjetet kineze kanë pamje të së ardhmes dhe zbukurime të brendshme luksoze. Nëse të pëlqen ndjenja teknologjike, kur drejton këtë makinë ndihesh sikur je në film.

foto nga CFP

Dyqani BYD në Gjermani / foto nga CFP

Qoftë profesionistët, ashtu dhe konsumatorët e thjeshtë, mendojnë se çelësi i zhvillimit të vrullshëm të automjeteve me energji të reja është kërkimi dhe përparimi i pandërprerë i ndërmarrjeve kineze të automjeteve në bateri, sistemin motorik dhe sistemin inteligjent të informacion-argëtimit të automjeteve.

Benjamin, konsumator danez:

Mendoj se automjeti elektrik është produkt teknologjik, jo vetëm një automjet. Dimë se shumë teknologji janë zhvilluar në Kinë, prandaj mendoj se ata janë pjesëmarrës kryesorë në tregun e automjeteve elektrike.

Jens Olsen, menaxheri i përgjithshëm ekzekutiv i “XPENG”-ut në Evropën Veriore

Konsumatorët presin teknologji të larta dhe funksione të përparuara, dhe automjetet tona elektrike janë të fuqishme në këto aspekte.

Vicentiu Gheorghe,presidenti i nderit i Shoqatës “ChinaRo”

Ndërmarrjet kineze të automjeteve me energji të reja kanë fituar parapëlqimin e konsumatorëve, nëpërmjet përparimit e novacionit teknologjik, uljes së kostos, ngritjes së cilësisë tërësore dhe çmimit të arsyeshëm.

Enriko Ceko,drejtori ekzekutiv i Qendrës së Zhvillimit të Vazhdueshëm të Shqipërisë:

Arsyet kryesore të kësaj dukurie janë cilësia e lartë dhe çmimi i përshtatshëm i makinave kineze, duke ofruar paralelisht një vlerë përdorimi të pakrahasueshme për klientët, për shkak të karakteristikave dhe opsioneve që këto makina ofrojnë, si dhe për shkak të luksit të tyre, që ua kalon në disa raste edhe makinave të markave si “Porsche”, “Audi”, “Mercedes-Benz”, BMW etj. Kjo ka ardhur për shkak të krijueshmërisë, teknologjive innovative e standardeve që përdorin kompanitë kineze, dhe aftësisë së tyre për t’u ndërkombëtarizuar shpejt dhe me efikasitet.   

Nga ana objektive, Kina dhe Evropa kanë të njëjtin synim të gjelbër në parandalimin e ndryshimit klimatik dhe në uljen e shkarkimit. Ndërmarrjet evropiane të automjeteve, që kanë bazë të fortë, janë ambicioze për përhapjen e automjeteve elektrike në tregun global duke përfshirë Kinën. Ndërkohë, prodhuesit kinezë të automjeteve kanë ende një rrugë të gjatë për një prani të qëndrueshme në tregun evropian.