Shitjet e veturave të markave kineze u rritën me 81.4 për qind në prill
2023-05-29 11:15:55


Foto nga VCG

Shoqata e Prodhuesve të Automobilave në Kinë bëri të ditur se shitjet e automjeteve të pasagjerëve të markave kineze u rritën me 81.4 për qind në bazë vjetore në prill, njofton “Xinhua”.

Shoqata njoftoi se muajin e kaluar, u shitën gjithsej 999.000 vetura të markave kineze, duke përbërë 55.2 për qind të shitjeve totale të makinave të pasagjerëve në vend gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave, në katër muajt e parë të vitit, shitjet e markave vendase të makinave u rritën me 18.8 për qind ose në mbi 3.68 milionë njësi.

Shitjet përbënin 53 për qind të totalit të shitjeve të veturave në vend në këtë periudhë, me 5.4 pikë përqindje më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Fatosi)