Sondazhi i CGTN-së: Mbi 70% e të anketuarve globalë kundërshtojnë përfshirjen e NATO-s në Azi-Paqësor
2023-05-28 16:30:30

Foto nga VCG

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha së fundmi se Japonia po shqyrton krijimin e një zyre ndërlidhëse të NATO-s. Lajmi ka ngjallur shqetësim të gjerë dhe vigjilencë të madhe në komunitetin global, veçanërisht midis vendeve të rajonit të Azi-Paqësorit. Sipas një sondazhi të kryer nga CGTN-ja, 71.1 për qind e të anketuarve shprehën kundërshtimin dhe protestën e tyre të fortë.

ShBA-ja dhe NATO e drejtuar prej saj kanë qenë aktive në rajonin e Azi-Paqësorit kohët e fundit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi Japoninë së fundmi, për të forcuar lidhjet midis NATO-s dhe vendeve të Azi-Paqësorit, madje duke propozuar krijimin e "versioni Azia-Paqësor të NATO-s". Disa prej përdoruesve të internetit theksuan mes të tjerash se "NATO është Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, jo e Oqeanit Paqësor dhe aq më pak të Azisë".

Rreth 90% e të anketuarve globalë në sondazh besojnë se përpjekjet e NATO-s për të shtrirë ndikimin e saj në rajonin e Azi-Paqësorit janë shkak për një alarm të madh, ndërsa 84.6% besojnë se kjo do të rrezikojë seriozisht paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. Një tjetër 92 përqindësh të anketuarish janë të shqetësuar se një veprim i tillë mund të përshkallëzojë garën e armatimeve mes vendeve dhe të përkeqësojë më tej tensionet në rajon.

Sondazhi u publikua në platformat angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN-së, me 85.613 të anketuar që votuan dhe shprehën mendimet e tyre brenda 24 orëve. (Çang Çuo)