Qendra ndihmon në formimin e drejtuesve të trenave me shpejtësi të lartë
2023-05-26 10:44:24

foto nga

Fragmenti i linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë Pekin-Tangshan/ foto nga Liu Quanguo për "chinadaily.com.cn"

Me teknologjinë e hekurudhave me shpejtësi të lartë të Kinës, që po përdoret gjithnjë e më shumë në të gjithë vendin, si dhe në pjesë të tjera të botës, kërkesa për makinistë të trenave për pasagjerë të shpejtësisë së lartë është në rritje.

Qendra më e madhe e trajnimit në vend për makinistë të tillë, e cila gjendet në Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei, ka trajnuar deri më tani rreth 190,000 njerëz nga 18 kompani rajonale hekurudhore në të gjithë Kinën. Qendra ofron gjithashtu trajnime për punëtorët jashtë shtetit.

Që nga viti 2015, profesionistë nga 28 vende, duke përfshirë Tajlandën, Laosin, Malajzinë dhe Kenian, kanë shkuar në qendër për trajnime afatshkurtra. Qendra, e administruar nga “China State Railway Group”, ofron trajnime për një sërë punëtorësh të përfshirë në operimet dhe mirëmbajtjen e hekurudhave me shpejtësi të lartë, si makinistë, mekanikë, dispeçerë dhe ata që janë përgjegjës për furnizimin me energji elektrike dhe sinjalet.

Qendra ka 16 kabina simuluese të drejtimit në hekurudha me shpejtësi të lartë, të cilat mbulojnë të gjitha llojet e trenave të shpejtë. E gjithë paraqitja dhe pajisjet në simulator janë në përputhje me ato të trenave të vërtetë, duke përfshirë pamjet nga përpara dhe anash, me platformën e trenit, ndërtesat dhe peizazhet në të dyja anët që imitojnë peizazhe reale.

Trajnuesit mund të përjetojnë gjithashtu ndjesinë e shpejtësisë reale kur përdorin sistemin e simulimit.

foto nga CFP

Përgatitja e makinistëve të trenave për pasagjerë të shpejtësisë së lartë/ foto nga CFP

"Paneli i komandimit, duke përfshirë sistemin e frenimit dhe të tërheqjes, është ndërtuar në një raport një me një, duke imituar platformën reale të funksionimit. Ndihet njësoj si një tren i vërtetë dhe pajisjet përditësohen në mënyrë sinkrone me skenën",- tha Liu Weigang,  mësues në qendrën e trajnimit.

Ai vuri në dukje se pavarësisht se çfarë ndodh në simulimin e drejtimit, siç janë gabimet e pajisjeve ose ndryshimi i motit, situata do të ndihet shumë reale për drejtuesin. Për shembull, mësuesi mund të ndërrojë  statusin e mjedisit të jashtëm për të testuar përshtatshmërinë e nxënësve, si simulimi i një stuhie, erërave me furtunë ose një shfaqja e "një objekti të huaj".

Kur statusi kthehet në modalitetin e stuhisë, praktikanti duhet të përshtatet në përputhje me rrethanat. Kur kalon në modalitetin e uraganit, kabina e simulatorit fillon të dridhet dhe praktikanti duhet të ulë shpejtësinë. Kur një objekt i huaj zbulohet i varur në sistemin elektrik, praktikanti duhet të ndërpresë energjinë elektrike dhe të ndalojë trenin. Përpara se të hyjë në qendër, studentit të ardhshëm i kërkohet të përdorë trena të rregullt për një numër të caktuar kilometrash dhe të grumbullojë përvojë, tha Liu.

Në qendër, studenti duhet të kryejë 240 orë trajnim teorik dhe 270 orë trajnim praktik, tha ai, duke shtuar se kërkohet edhe simulim dhe lëvizje  testuese në trenat e vërtetë të shpejtësisë së lartë.

foto nga

Kabina similuese e drejtimit të trenave të shpejtësisë së lartë/ foto nga CFP

Liu vuri në dukje se kur praktikanti mbaron kursin duhet të pajiset me një patentë përpara se të lejohet të drejtojë një tren të shpejtësisë së lartë.

Guo Xingyou, një praktikant 27-vjeçar, tha: "Sistemi i simulimit ndihet shumë real. Unë mund të përmirësoj aftësitë e mia praktike, të cilat nuk mund t'i mësoj nga mësimet teorike".

Në mars, presidentët e shkollave profesionale nga Tajlanda vizituan qendrën, duke u bërë grupi i parë jashtë shtetit i marrë nga qendra që nga shpërthimi i Covid 19.

Ata u ulën në simulator për një provë dhe folën shumë për sistemin hekurudhor të Kinës me shpejtësi të lartë, i cili ka parë zhvillim të shpejtë në 15 vitet e fundit.

Deri në fund të vitit të kaluar, rrjeti hekurudhor i shpejtë i vendit mbuloi 42,000 km, që përbën më shumë se dy të tretat e linjave hekurudhore të shpejtësisë së lartë në botë.

Sipas “China State Railway Group”, kombi ka zhvilluar teknologjitë më gjithëpërfshirëse dhe ka fituar përvojën më të pasur të menaxhimit të hekurudhave në botë.