Dëborë në verë në Kinën veriperëndimore
2023-05-24 15:45:00

Foto nga CMG

Disa pjesë të Kinës veriperëndimore janë përfshirë nga reshje dëbore, që kanë ngjallur shqetësime publike për kushtet ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimaterike.

Wang Chenghai, profesor në Kolegjin e Shkencave Atmosferike në Universitetin Lanzhou, tha se aktiviteti jonormal i ajrit të ftohtë ka shkaktuar motin me dëborë në Kinën veriperëndimore, bën të ditur “China Daily”.

Wang tha se vorbullat e ftohta nga Siberia kanë ndikuar vazhdimisht në Kinën veriore. Vorbullat e forta e drejtuan ajrin e ftohtë drejt jugut, duke shkaktuar një rënie të papritur të temperaturës në Kinën veriore.

Profesori tha se sistemi aktiv i motit në Kinën veriore ka lidhje të ngushtë me ndryshimin e klimës në rajonin e Arktikut. Ngrohja globale shkaktoi shfaqjen e shpeshtë të ngjarjeve ekstreme dhe ngjarje të tilla lokale dhe të papritura do të vazhdojnë të shtohen. (Elona)