CMG-ja: Llogaritë e Japonisë për lëshimin e ujërave të ndotura pësojnë tronditen
2023-05-23 11:45:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në samitin e G7-s që u zhvillua kohët e fundit në Japoni, llogaritë e politikanëve japonezë lidhur me lëshimin e ujërave të ndotura nga aksidenti bërthamor në Fukushimë pësuan tronditje. Për shkak të kundërshtimeve të ashpra, në deklaratën e përbashkët të samitit nuk u përfshi “mirëpritja” e planit të lëshimit të këtyre ujërave në det, por u shpreh “mbështetja ndaj hetimeve të pavarura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)”.

 

Ky rezultat nuk është i habitshëm, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Në shkurt mediat japoneze njoftuan që, edhe pse qeveria japoneze planifikonte që “lëshimi i ujërave në det” të përfshihej në dokumentet e mbledhjes së ministrave të G7-s për klimën, energjetikën e mjedisin që u zhvillua në prill, një gjë e tillë nuk kishte perspektivë optimiste, sepse vendet si Gjermania mbanin qëndrim të kundërt. Dhe në prill, kur u zhvillua kjo mbledhje, plani i Japonisë nuk u përfshi në deklaratën e përbashkët. Ministri gjerman i Mjedisit shprehu kundërshtimin në konferencën e shtypit, duke vënë në dukje që “nuk e mirëpret lëshimin e ujërave të ndotura bërthamore në det”. Kështu, plani i Japonisë dështoi.

 

Por qeveria japoneze nuk hoqi dorë nga manovrat e veta. Në samitin e G7-s që u zhvillua këtë muaj, Japonia ofroi ushqime dhe pije alkoolike të prodhuara në Fukushimë, me qëllim që palët "të kuptonin më mirë planin e lëshimit të ujërave në det".

 

Përpara këtij samiti, ushqimet nga Fukushima ishin testuar shumë herë për nivele të tepërta lëndësh radioaktive. Kështu, veprimi i Japonisë shkaktoi reagime të ashpra në G7 dhe bashkësinë ndërkombëtare.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Kyodo News" e pranoi të shtunën e kaluar që përdorimi i ushqimeve të Fukushimës në samitin e G7-s ka shkaktuar debate, duke cituar fjalët e drejtuesve të opozitës së Koresë së Jugut që “përdorimi i ushqimeve të debatueshme e të dyshimta tregon arrogancën e Japonisë”. Ndërkohë, shumë përdorues interneti komentuan ironikisht në rrjetet sociale, duke thënë që liderët shtetërorë nuk shkuan në Japoni për ushqimet e Fukushimës, por është shumë e dukshme që Japonia kishte në plan të ndante “lëndë radioaktive” me vendet e G7-s.

 

Gjatë dy vjetëve të fundit, nga qytetarët japonezë e deri në vendet fqinje, si Kina e Koreja e Jugut, dhe vendet ishullore të Paqësorit kanë shprehur kundërshtime të ashpra, duke i kërkuar qeverisë japoneze ta trajtojë këtë çështje siç duhet. Gjatë zhvillimit të samitit të G7-s, shumë banorë japonezë mbajtën protesta, ku kritikuan veprimin e qeverisë japoneze, duke e përshkruar lëshimin e ujërave bërthamore në det si “krim ndërkombëtar”!

 

Plani i Japonisë është kritikuar gjerësisht nga palët, sepse gjithnjë e më shumë studime tregojnë që ky veprim do të shkaktonte dëme të pamatshme për mjedisin oqeanik dhe shëndetin njerëzor. Japonia deklaron që, me trajtimin mbi bazën e sistemit ALPS, ujërat bërthamore nuk janë më të dëmshme, por fakti është që në ujërat e ndotura përfshihen së paku 60 lëndë radioaktive, me dendësi të madhe, të cilat nuk mund të filtrohen me teknologjinë e tanishme.

 

Kryetari i partisë Minjoo të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, i shtroi një pyetje palës japoneze:“Nëse ujërat e ndotura janë të sigurta, përse nuk përdoren drejtpërdrejt si ujë i pijshëm?” Organizata "Greenpeace" dhe ekspertët vënë në dukje që Japonia ka fabrikuar një sërë mashtrimesh përpara bashkësisë ndërkombëtare, për t'u shërbyer politikës dhe financave të veta. Veprimi i lëshimit është “shumë i papërgjegjshëm”, se është ndërmarrë pa shqyrtuar rrugët e tjera të mundshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Si vendi i vetëm i goditur nga armët bërthamore, Japonia duhet t'i kuptojë më thellë dhe më qartë dëmet e lëndëve radioaktive e bërthamore. Por në kokën e disa politikanëve japonezë, ekziston vetëm bilanci ekonomik, pa menduar aspak për ndikimet në tërë njerëzimin dhe brezat e ardhshëm.

 

Tani, IAEA ende nuk e ka publikuar raportin e vlerësimit për planin e Japonisë, por qeveria japoneze deklaroi që projekti i lëshimit do të përmbyllet para fundit të qershorit dhe në fund të korrikut, do të nisë lëshimi i ujërave të ndotura bërthamore në Paqësor. Një Japoni e tillë në asnjë mënyrë nuk mund të “pastrojë” manovrat e veta të lëshimit të ujërave të ndotura dhe papërgjegjësinë e egoizmin e saj.