CMG-ja: Modernizimi i Kinës në “çatinë e botës”
2023-05-22 11:44:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bainang-u është një konte e madhe bujqësore, që ndodhet në qytetin Shigatse të Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës. Për shkak të klimës së thatë, struktura bujqësore këtu ka qenë e thjeshtë. Qysh nga viti 2012, Bainang-u ka bërë punë aktive në kultivimin e perimeve dhe frutave në serrë, duke pasuruar llojet e produkteve bujqësore dhe duke ngritur të ardhurat e fermerëve lokalë.

 

Tseten Phurchi është një banor i Bainang-ut. Ai u shpreh: “Tani  familja ime ka katër serra, çdonjëra nga të cilat mund të sjellë mbi 20 mijë juanë në vit. Kemi blerë automjete dhe kemi rizbukuruar banesën. Kushtet e jetesës tani janë më optimiste.”

 

Kryetari i Shoqatës së Biznesit Austriako-Kineze, Georg Zanger, u shpreh: “Largimi nga varfëria ka pasur sukses në Tibet. Deri në fund të vitit 2019, varfëria absolute në këtë rajon autonom u zhduk krejtësisht. Nga eliminimi i varfërisë deri në rigjallërimin rural, Kina ka mbajtur premtimet e saj, duke mos harruar asnjë rajon ose kombësi.”

 

Vicentiu Gheorghe është presidenti i nderit i shoqatës "ChinaRo". Ai tha: “'Çatia e botës' është futur në epokën e hekurudhës me shpejtësi të lartë dhe rrjeti i gjithanshëm i transportit rrugor, hekurudhor e ajror ka mbuluar dhjetëra mijë familje tibetiane.”

 

Studiuesi nga Laboratori i BRICS-it pranë institutit EURISPES në Romë, Fabio Massimo Parenti, u shpreh: “Zhvillimi infrastrukturor ka sjellë përparim më të gjerë ekonomik, shoqëror dhe institucional. Tibeti ka pasur ndryshime gjigante në të gjitha fushat dhe niveli i jetesës së banorëve është ngritur në mënyrë cilësore.”

 

Medog-u ndodhet në kanionin e madh të lumit Yarlung Zangbu dhe është konteja e fundit ku u ndërtua rrjeti rrugor në Kinë, në vitin 2013. Tani nxënësit këtu kanë mjedis të mirë mësimor dhe, përveç lëndëve kulturore bazë, ata mund të ndjekin edhe orë mësimi kompjuteri dhe futbolli.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nxënësi i shkollës së mesme të Medog-ut Caiwang Ladzong u shpreh: “Në mësim dhe në sport jam plot energji. Sigurisht do të përpiqem me këmbëngulje për realizimin e ëndrrës.”

 

Profesori i asociuar i departamentit të historisë pranë Universitetit Kombëtar "Taras Shevchenko" të Kievit, Volodymyr Urusov, vuri në dukje: “Tibeti ka realizuar 15 vjet arsim falas, me ushqim falas, strehim falas dhe shpenzime jetese e mësimi falas. Mësimi i gjuhës tibetiane është pjesë e arsimit. Në shkolla ruhen zakonet kulturore e ushqimore të kombësisë tibetiane dhe jepen shumë mësime të kulturës tradicionale tibetiane, si histori, mjekësi, gramatikë, muzikë, art vizatimi dhe teknikë gdhendjeje.”

 

Tibeti njihet edhe si "rregullatori klimatik" dhe ruajtja e mjedisit ekologjik këtu ka rëndësi të madhe.

 

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Zhvillim të Vazhdueshëm, Enriko Ceko, u shpreh: “Në procesin e modernizimit, industrializimit dhe ndërkombëtarizimit të zonave rurale dhe urbane, qeveria qendrore kineze dhe pushteti lokal në Tibet kanë marrë masa për ruajtjen, zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit ekologjik në Tibet.”

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Profesori i asociuar i departamentit të historisë pranë Universitetit Kombëtar "Taras Shevchenko" të Kievit, Volodymyr Urusov, tha: “Më 2022, Tibeti ka realizuar pyllëzimin e afro 1.18 milionë hektarëve dhe numri i ditëve me cilësi të lartë të ajrit është mbi 99 %. Në pesë vjetët e fundit, 50 % e tokës aty është përcaktuar si zonë e mbrojtur ekologjike dhe Tibeti ende është një nga rajonet me cilësi më të lartë ekologjike në botë.”

 

José Reinaldo Santos Carvalho Filho është sekretari i përgjithshëm i Qendrës Braziliane për Solidaritetin me Popujt dhe për Paqen  (CEBRAPAZ). Ai u shpreh: “Tani praktika e rrugës kineze të modernizimit po përshpejtohet në Tibet. Po bëhen përpjekje për eliminimin e varfërisë, forcimin e ndërtimit infrastrukturor, nxitjen e ekonomisë së gjelbër, përmirësimin e nivelit të jetesës së popullit dhe zhvillimin e shumëanshëm.”

 

Nënkryetari i parë i parlamentit të Çekisë, Vojtech Filip, thotë: “Unë mendoj që suksesi i zhvillimit në rajonin e Tibetit do të bëhet shembull për vendet e tjera në nxitjen e zhvillimit ekonomik e shoqëror të zonave të tyre të rrafshnaltës. Ia vlen të mësohet veçanërisht nga roli kyç që luajnë aplikimet teknologjike, mbrojtja mjedisore dhe politikat e përgjegjshme, çka i ka shndërruar zonat e papërshtatshme për banim në parajsë për jetesën e njerëzve.”