Vlera e kohës e Nismës së Qytetërimit GlobalKapitulli i parë: Respektimi i larmisë së qytetërimeve botërore
2023-05-22 23:20:44

Në Kamboxhia po zhvillohet puna e restaurimit të Pallatit Mbretëror të Angkor Thom në kompleksin Angkor. Kjo është faza e e 3-të e projektit të ndihmës së Kinës për mbrojtjen dhe restaurimin e relikteve kulturore të Kamboxhias. Qysh nga Reforma e Hapja e saj, Kina ka zbatuar 11 projekte bashkëpunimi për restaurimin dhe mbrojtjen e relikteve kulturore e historike në Kamboxhia, Uzbekistan etj.

CFP

Pallatit Mbretëror të Angkor Thom në kompleksin Angkor/CFP

Përgjegjësi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Relikteve Kulturore të Akademisë së Trashëgimisë Kulturore të Kinës Wang Jing vëren:

Së pari, gjatë bashkëpunimit me të tjerët, ne mësojmë për ta me sinqeritet dhe i respektojmë nga thellësia e zemrës dhe, në të njëjtën kohë, bashkëpunojmë me ta për të zhvilluar dhe trashëguar qytetërimet e tyre. Në procesin e shkëmbimeve, formojmë një bashkësi shumë të ngushtë me të ardhme të përbashkët me vendet e tjera të botës.

Kocepti i kulturës tradicionale kineze "Çmojmë bukurinë individuale, gëzojmë bukurinë e përgjithshme" mishëron filozofinë e hapjes dhe përfshirjes. Në botën e sotme, me sfida dhe kriza të shumta, Kina paraqiti Nismën e Qytetërimit Global, ku theksohet respekti për larminë e qytetërimeve, tejkalimi i pengesave ndërmjet qytetërimeve nëpërmjet shkëmbimeve mes tyre, tejkalimi i konflikteve ndërmjet qytetërimeve nëpërmjet mësimit të ndërsjellë mes tyre, tejkalimi i epërsisë së qytetërimeve nëpërmjet përfshirjes mes tyre. Ky është një produkt tjetër publik i rëndësishëm nga Kina për bashkësinë ndërkombëtare, pas Nismës së Zhvillimit Global dhe Nismës së Sigurisë Globale, duke u pritur në mënyrë pozitive prej komunitetit ndërkombëtar. 

Kryetari i Shoqatës së Biznesit Austriako-Kineze Georg Zanger thekson:

Larmia është një gur themeli i rëndësishëm i ardhshëm. Komunikimi i barabartë simbolizon respektin, përfshirjen, bashkëjetesën, shkëmbimet dhe mësimin reciprok mes qytetërimeve të ndryshme. Kjo luan një rol të pazëvendësueshëm në nxitjen e procesit të modernizimit të njerëzimit.

Presidenti i nderit i Shoqatës ChinaRo Vicentiu Gheorghe:

Vetëm nëpërmjet respektimit të shumëllojshmërisë së qytetërimeve, bota mund të ketë bazë për një paqe të fortë dhe të qëndrueshme. Vetëm nëpërmjet respektimit të shumëllojshmërisë së qytetërimeve, mund të zhvillohen shkëmbimet e barabarta mes kulturave të ndryshme.   

Sipas mendimit të Kinës, ekzistojnë ndryshime mes qytetërimeve, por nuk ka dallimet etnike mes epërsisë dhe dobësisë. Kina propozon përhapjen e vlerave të përbashkëta të të gjithë njerëzimit, kundërshton "teorinë e konfliktit të qytetërimeve" dhe "teorinë e epërsisë etnike" etj., kundërshton imponimin e vlerave të veta mbi të tjerët dhe kundërton kundërvënien ideologjike.

Profesori i Universitetit Kinez të Hong-Kongut (Shenzhen) Zheng Yongnian:

Kina nuk do ta imponojë modernizimin e saj mbi vendet e tjera. Në të kundërt, shpresojmë që çdo vend të gjejë një rrugë modernizimi që përputhet me qytetërimin, kulturën dhe kushtet e veta kombëtare, si Kina.

Presidenti i nderit i Shoqatës ChinaRo Vicentiu Gheorghe:

Ne duhet të zëvendësojmë statusin parësor të "formave shoqërore ideale" me një qëndrim të hapur ndaj qytetërimeve të ndryshme dhe duhet të shmangim imponimin e vlerave ose modeleve tona ndaj të tjerëve dhe nisjen e konflikteve ideologjike. Shumëllojshmëria e qytetërimeve nuk mund të shkaktojë kundërvënie ndaj njëri-tjetrit, por në të kundërt, ajo ndihmon në shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore dhe inovacionit historik për të realizuar vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

Kryetari i Partisë Komuniste të Spanjës Jose Luis Centella:

Gjatë historisë së njerëzimit, janë shfaqur shumë qytetërime, secili me karakteristikat e veta dhe format e shprehjes artistike, kulturore dhe politike të veta. Kjo nismë i bën thirrje tërë botës që të kuptojë se nuk ka qytetërim të keq në përparimin e tërë njerëzimit. Kjo nismë synon të formojë një botë ku ne respektojmë njëri-tjetrin, jetojmë në harmoni dhe synojmë përparimin për mbarë njerëzimin. 

Drejtori i Institutit “Konfuci” të Universitetit të Tiranës, Erion Malaj:

Për formimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit nevojitet pjesëmarrja e përbashkët e të gjitha vendeve dhe popujve, që simbolizon se duhet të përqafojmë shumëllojshmërinë, të njohim kulturat dhe qytetërimet e ndryshme dhe të bëjmë përpjekje të përbashkëta me objektiva të përbashkët. (Xu Guang)