Kina pritet të dorëzojë këtë vit anijen e parë të lundrimit 5G në botë “Adora Magic City”
2023-05-22 15:22:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Anija e parë e madhe e lundrimit në Kinë, e ndërtuar në vend, gjithashtu anija e parë e lundrimit 5G në botë, do të quhet “Adora Magic City”, njofton “CGTN”.

Emri u zbulua në Shangai dhe anija pritet të dorëzohet gjatë këtij viti.

“Adora Magic City” synon të ofrojë një përvojë unike dhe gjithëpërfshirëse lundrimi që ndërthur pa probleme kulturat lindore dhe perëndimore, me Shangain që shërben si porti i saj në sezonin inaugurues, sipas detajeve të publikuara në një ngjarje të mbajtur nga zyra komunale e kulturës dhe turizmit dhe “China State Shipbuilding Corporation (CSSC) Cruise Technology Development Co., Ltd. (CCTD)”.

E projektuar dhe ndërtuar së bashku nga CCTD dhe “Shanghai Waigaoqiao Shipbuilding Co. Ltd.”, anija e lundrimit, me gjatësi 323.6 metra me një tonazh bruto prej 135.500 tonësh, mund të strehojë deri në 5246 pasagjerë.

Pas dorëzimit të suksesshëm të anijes, një sërë rrugësh ndërkombëtare do të fillojë midis portit të origjinës së Shangait dhe vendeve fqinje.

Përveç kësaj, do të nisen rrugë afatmesme dhe afatgjata për të rritur shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe vendeve të tjera.

Në partneritet me “China Telecom”, ekipi i ndërtimit do të sjellë lidhjen 5G në “Adora Magic City”.

Anija e lundrimit do të pajiset me teknologji të avancuar të komunikimit me valë dhe një rrjet Wi-Fi6 dhe celular 5G do të jetë i disponueshëm për t'u ofruar pasagjerëve të njëjtën përvojë në rrjet si në tokë.

Gong Bo i degës së Shangait të “China Telecom” tha se kompania do të fokusohet në komunikimin në rrjet me definicion të lartë digjital, si dhe në AR/VR dhe shërbime të tjera të përmbajtjes, në mënyrë që të përmirësohet më tej përvoja e mysafirëve dhe të promovohet së bashku zhvillimi me cilësi të lartë i ekonominë e turizmit. (Fatosi)