"YouTube" u rekomandon fëmijëve video të dhunës me armë
2023-05-19 14:28:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të së martës të Agjencisë së Lajmeve "Associated Press", media sociale amerikane "YouTube" u rekomandon fëmijëve video të dhunës me armë. 

Ditët e fundit, një organizatë që studion median sociale krijuan një llogari të një djali virtual 9-vjeçar në "YouTube" dhe brenda një muaji, kjo llogari mori 382 video të dhunës me armë. Kjo tregon se "YouTube" nuk e ka ndaluar me efektivitet përhapjen e videove të dhunës me armë te fëmijët. Këto video mund t'i çojnë lehtë fëmijët në rrugën e krimit dhe dhunës. (Fani)