Xian, Peng Liyuan dhe bashkëshortet e liderëve të huaj vizitojnë muzeun e operës lokale
2023-05-19 21:26:35

Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Peng Liyuan ftoi të premten paradite bashkëshorten e presidentit të Kirgizistanit dhe bashkëshorten e presidentit të Uzbekistanit, që morën pjesë në Samitin Kinë-Azi Qendrore, për një vizitë në muzeun e operës së lashtë lokale të Xian-it.

 

Gjatë vizitës, bashkëshortet e presidentëve panë edhe shfaqje artistike dhe vizituan skenën pas shfaqjes.

 

Znj. Peng u shpreh që Kina është e gatshme të shtojë bashkëpunimin kulturor e artistik me vendet e Azisë Qendrore dhe të nxisë njohjen dhe miqësinë e ndërsjellë.