Shikoni çfarë bën ShBA-ja për të mësuar se kush ushtron "detyrim ekonomik"
2023-05-15 12:54:19

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së Janet Yellen bëri thirrje kohët e fundit për "veprim të bashkërenduar" për të kundërshtuar të ashtuquajturin "detyrim ekonomik" të Kinës gjatë një mbledhjeje të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të G7-s. Faktet janë dëshmia më e mirë se kush është ushtruesi prej kohësh i detyrimit ekonomik dhe kush është viktima.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 1971, profesori Aleksandër Xhorxh i Universitetit të Stanfordit në Shtetet e Bashkuara propozoi i pari konceptin e "diplomacisë detyruese" për të përmbledhur politikat e Shteteve të Bashkuara ndaj Laosit, Kubës dhe Vietnamit. Thelbi i këtij koncepti është përdorimi i kërcënimit ushtarak, izolimit politik, sanksioneve ekonomike, bllokadave teknologjike etj. nga Uashingtoni për të detyruar vendet e tjera të bëjnë ndryshime sipas kërkesave të Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të maksimizojë ruajtjen e hegjemonisë amerikane.

Kina ka nxitur gjithmonë ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore dhe kurrë nuk është përfshirë në praktikën e detyrimit ekonomik, duke kundërshtuar me vendosmëri një veprim të tillë. ShBA-ja do që t'ia vendosë këtë etiketë Kinës tërësisht pa bazë. Analistët vënë në dukje se ShBA-ja orvatet të fitojë pikë duke u nisur nga asgjëja, për t'i shfrytëzuar pastaj ato në bashkëpunimin dhe negociatat kino-amerikane në fushat ekonomike, tregtare e financiare, duke gjetur një pretekst për ta detyruar Kinën të bëjë lëshime.

Media amerikane pretendon se ShBA-ja do të njoftojë kufizime "të paprecedenta" investimesh mbi Kinën përpara dhe pas samitit të G7-s të këtij viti, duke përfshirë fushat e teknologjisë së lartë si gjysmëpërcjellësit, inteligjencën artificiale dhe informatikën kuantike. Nëse lajmi është i vërtetë, ky do të jetë një shembull tjetër që Shtetet e Bashkuara zbatojnë detyrimin ekonomik ndaj Kinës dhe pengojnë zhvillimin e saj.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në fakt, bllokada teknologjike është një mjet i zakonshëm i detyrimit ekonomik nga Shtetet e Bashkuara. Në gusht 2022 hyri në fuqi "Akti për mikroçipat dhe shkencën" i ShBA-së, me disa dispozita që kufizojnë kompanitë të kryejnë veprimtari normale ekonomike, tregtare e investimesh në Kinë. Në tregun më të madh të gjysmëpërcjellësve në botë ShBA-ja nuk mund të mungojë, tha kryetari dhe kryeekzekutivi i Shoqatës Amerikane të Gjysmëpërcjellësve John Newfield.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Le t'i hedhim një sy "Aktit për uljen e inflacionit" në Shtetet e Bashkuara. Analistët kanë vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara mbështesin produktet e energjisë së pastër të prodhuara në vend duke ofruar subvencione të padrejta dhe kredi taksash, duke i detyruar kompanitë e huaja të zgjedhin ndërmjet diskriminimit në treg dhe investimit në Shtetet e Bashkuara. Presidenti francez Emmanuel Macron e kritikoi projektligjin si "shumë ofensiv" ndaj kompanive evropiane dhe që synon të zgjidhë problemet amerikane në një mënyrë që dëmton interesat evropiane. Përdorimi i "Aktit për uljen e inflacionit" nga Shtetet e Bashkuara për të detyruar kompanitë evropiane të transferojnë linjat e tyre të prodhimit në Shtetet e Bashkuara, a nuk është detyrim ekonomik?