Studimi i ri zbulon emigrimet parahistorike nga Kina në Amerikë
2023-05-11 11:01:55

Foto nga VCG

Disa nga njerëzit e parë që mbërritën në Amerikë ishin nga Kina, gjatë dy emigrimeve të dallueshme: i pari gjatë epokës së fundit të akullit dhe i dyti pak më pas, sipas një studimi të ri gjenetik të botuar të martën.

Një ekip studiuesish nga Akademia Kineze e Shkencave (CAS) kanë përdorur ADN-në mitokondriale për të gjurmuar një prejardhje femërore nga Kina veriore bregdetare deri në Amerikë, bën të ditur “Xinhua”.

Duke integruar ADN-në mitokondriale bashkëkohore dhe të lashtë, ekipi gjeti prova të të paktën dy emigrimeve, sipas studimit të botuar në revistën “Cell Reports”.

Studiuesit kërkuan mbi 100.000 mostra të ADN-së bashkëkohore dhe 15.000 të lashta nga e gjithë Euroazia për të identifikuar përfundimisht 216 individë bashkëkohorë dhe 39 individë të lashtë që i përkisnin linjës së rrallë.

Duke krahasuar mutacionet e grumbulluara dhe vendndodhjet gjeografike, studiuesit ishin në gjendje të gjurmonin rrugën e degëzimit të linjës së gjakut.

“Prejardhja aziatike e amerikanëve vendas është më e ndërlikuar sesa është treguar më parë”,- tha autori Li Yuchun, një antropolog molekular në CAS. (Elona)