Sondazhi: Mbi 80 % e pjesëmarrësve i vlerësojnë lart markat kineze
2023-05-11 11:36:48

Foto nga VCG

10 maji i sivjetshëm është Dita e 7-të e Markës e Kinës. Në vitet e fundit, markat kineze kanë dalë jashtë vendit dhe ndikimi i tyre ndërkombëtar është rritur. Sipas një sondazhi të CGTN-it me përdoruesit botërorë të internetit, më tepër se 80 për qind (84 për qind) e pjesëmarrësve i vlerësojnë lart markat kineze dhe janë të bindur për potencialin e tyre të zhvillimit.

Sot, gjithnjë e më shumë marka kineze po hyjnë në jetën e përditshme të njerëzve në vende të ndryshme. Nga mallrat e përdorimit të përditshëm deri në pajisjet e nivelit të lartë, produktet kineze kanë kategori të plota dhe cilësi të mirë. Sipas sondazhit, deri në 88.9 për qind e të pyeturve kanë përdorur produkte e shërbime nga markat kineze dhe 80 për qind e përdoruesve janë shumë të kënaqur me përvojën e përdorimit. Një përdorues interneti la këtë mesazh: "Nga telefoni celular në dorën time, deri në rrobat dhe mobiliet, të gjitha janë prodhime kineze."

Duke parë historinë e eksportit të tyre, mund të thuhet se markat kineze kanë përjetuar procesin e zhvillimit nga prodhimi deri në krijim, nga niveli i ulët deri në nivelin e lartë. Veçanërisht në vitet e fundit, produktet e teknologjisë së lartë, të tilla si automjetet me energji të reja, orët e zgjuara dhe pajisjet elektroshtëpiake e të inteligjencës artificiale, kanë fituar popullaritet jashtë vendit.

145 kompani kineze u përfshinë në listën e 500 kompanive kryesore të vitit 2022, duke zënë vendin e parë në botë dhe duke përbërë pothuajse një të tretën e të ardhurave të përgjithshme të këtyre 500 kompanive.

92.6 për qind e pjesëmarrësve globalë në sondazh besojnë që rritja e shpejtë e markave kineze do të sjellë nxitje të fortë për zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë kineze, kurse 81.3 për qind u shprehën se do të parapëlqenin produkte të markave kineze në të ardhmen, duke pritur që nga markat kineze të përfitonin popujt e të gjitha vendeve në të ardhmen.

Sondazhi u zhvillua në platformat  e gjuhës angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN-it, me mbi 81 189 pjesëmarrës brenda 24 orësh.