Kinë - Çmimet e mjeteve të prodhimit shënuan rënie
2023-05-10 14:54:45

Foto nga VCG

Shumica e mallrave kapitale në Kinë patën çmime më të ulëta në fund të prillit krahasuar me mesin e muajit.

Nga 50 mallrat e monitoruara nga qeveria, të cilat përfshijnë tuba çeliku, benzinë, qymyr, pleh dhe disa produkte bujqësore të përdorura kryesisht për përpunim, 19 patën çmime në rritje, 30 u regjistruan me çmime më të ulëta dhe një mbeti e pandryshuar, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikat (NBS), citon “Xinhua”.

Çmimi i mishit të derrit u rrit me 4.3 për qind në fund të prillit në 14.7 juanë (rreth 2.13 dollarë amerikanë) për kg, treguan të dhënat e NBS-së.

Shifrat, të publikuara çdo 10 ditë, bazohen në një anketë të rreth 2000 shitësve me shumicë dhe shpërndarësve në 31 rajone të nivelit provincial në të gjithë vendin. (Elona)