FAO: Shqipëria në listën e 115 prodhuesve më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë
2023-05-10 13:13:24

Foto nga ATSH

Në një raport të publikuar së fundmi nga FAO, Shqipëria është në listën e 115 prodhuesve më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e klasifikon majtin si një nga produktet e ekselencës të bujqësisë shqiptare, bën të ditur “ATSH”.

Me nismën e ministres Frida Krifca dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve, u hartua ligji i ri për bletarinë, i cili u miratua thuajse në unanimitet të plotë nga deputetët e pozitës dhe opozitës, që e cilësuan këtë ligj një mekanizëm ligjor që shkon përtej mbarështimit të bletarisë.

Ky projektligj formalizon dhe rregullon të gjithë prodhimin, transportin, paketimin dhe përpunimin e produkteve të bletarisë. Në mbështetje të këtij sektori, MBZHR ka punuar fort edhe për logon e produktit të certifikuara si Specialitet Tradicional i Garantuar.

Në Shqipëri bletaria është një sektor që ka shënuar rritje të qëndrueshme dhe vitin e kaluar prodhimi i mjaltit arriti në 5200 tonë.  (Elona)