Rama: Shqipëria gjendet sot mes vendeve të zhvilluara
2023-05-09 10:53:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se Shqipëria gjendet sot mes vendeve të zhvilluara dhe në tetor do të presë Samitin e Berlinit.

“Shqipëria sot është në pikën më të lartë në sytë e botës dhe kurrë nuk është respektuar sa ç'respektohet sot. Shqipëria sot është e ulur në tryezën e Kombeve të Bashkuara, me superfuqitë dhe me fuqitë e mëdha”,- deklaroi kryeministri Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë një takimi me përkrahësit socialistë në Rrëshen, shkruan “RTSH”.

Sipas tij, flamuri shqiptar asnjëherë nuk është valëvitur më lart se sot ndërkombëtarisht. “Shqipëria ka drejtuar OSBE, priti të parin samit që BE-ja bëri jashtë kufijve të vet. Shqipëria përgatitet të presë në tetor Samitin e Berlinit që bëhet për herë të parë në Ballkan”,- tha Rama.

Ai theksoi se vendi nuk do të ishte në këtë pozitë pa mbështetje e madhe të aleatëve e partnerëve ndërkombëtarë. “Kjo sjell rritjen e turizmit, të ekonomisë dhe të çdo gjëje tjetër”, deklaroi Rama. (Fatosi)