Presidenti kinez shpreh ngushëllime për fatkeqësinë e shirave në Ruandë
2023-05-09 20:16:35

Foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i shprehu të hënën ngushëllime presidentit të Ruandës Paul Kagame lidhur me  fatkeqësinë e shirave në këtë vend.

Ditët e fundit, stuhi të mëdha shiu kanë goditur shumë zona në Ruandë, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale, vuri në dukje Xi në një mesazh.

Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, ai shprehu ngushëllime për viktimat dhe simpati të sinqertë për familjet e tyre, të plagosurit dhe të prekurit nga fatkeqësia.

Xi Jinping-u shprehu besimin se Ruanda do t'i kapërcejë vështirësitë dhe do të rindërtojë vatrat e veta.