Kinë-EQL, më shumë bashkëpunim në ekonomi
2023-05-06 14:47:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore (EQL) kanë lulëzuar gjatë dekadës së fundit, pavarësisht sfidave të fundit si pandemia e COVID-19 dhe ngadalësimit të ekonomisë botërore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zv.ministri kinez i Tregtisë Li Fei bëri të ditur të premten se deri tani, investimet e dyanshme mes Kinës dhe EQL-së kanë arritur në rreth 20 miliardë dollarë. Li i bëri komentet gjatë një konference shtypi mbi bashkëpunim ekonomik Kinë-EQL, Ekspozitën e 3-të Kinë-EQL dhe Panairin Ndërkombëtar të Mallrave të Konsumit. Sipas zv.ministrit, në tremujorin e parë të vitit 2023, investimet e drejtpërdrejta të Kinës në vendet e EQL-së u rritën me 148 për qind.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Kompanitë kineze janë të prirura të investojnë në këto rajone në fusha të tilla si pjesët e automjeteve, pajisjet shtëpiake, mjekësia, logjistika, energjia dhe mineralet." - tha Li. Sipas të dhënave zyrtare, tregtia e Kinës me vendet e EQL-së është rritur me një ritëm mesatar vjetor prej 8.1 për qind që nga 2012-ta, me importet e Kinës nga këto vende që rriten mesatarisht me 9.2 për qind në vit. Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë ishte 16 mijë në 2022-in, një rritje me 9 për qind në vit. Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe vende të tjera janë bërë destinacione kryesore për trenat e mallrave nga Kina drejt këtij rajoni.