Ekspertët ndajnë teknologjitë më të avancuara të industrisë në det të hapur në konferencën e Hjustonit
2023-05-05 11:47:41

foto nga Xinhua

Konferenca e Teknologjisë në Det të Hapur, nga 1 deri më 4 maj/ foto nga Xinhua

Dhjetëra mijëra profesionistë të energjisë në det të hapur, ekspertë dhe kompani nga e gjithë bota, u dyndën këtë javë në Hjuston, për të eksploruar dhe ekspozuar teknologji dhe praktika të fundit, që mund të riformësojnë industrinë globale të energjisë në det të hapur në një forum që filloi të hënën.

Temat, që varionin nga mundësitë e nxjerrjes së naftës dhe gazit arktik dhe shpimet në det të thellë, deri te inxhinieria e rezervuarëve, kapja dhe ruajtja e karbonit, si dhe burime të ndryshme detare, u diskutuan gjatë paneleve të mbajtura në Konferencën e këtij viti të Teknologjisë në Det të Hapur (OTC), një nga shfaqjet më të mëdha të industrisë në botë.

"Kur bashkon këta ekspertë dhe dëgjon mendimet e tyre kupton se cila është gjendja aktuale e asaj teme të veçantë. Dhe nga kjo është e mundur të shikosh pak përpara dhe të kuptosh drejtimin që po merr çështja brenda industrisë",- , tha për “Xinhua” Victor Schmidt, një specialist i energjisë me bazë në Hjuston.

foto nga

Pavijoni i kompanisë kineze të makinerive inteligjente SANY në Konferencën e Teknologjisë në Det të Hapur, nga 1 deri më 4 maj/ foto nga Xinhua

Në ditën e hapjes të konferencës u shpallën edhe fituesit e çmimit “Spotlight on New Technology Award”, në një ceremoni të veçantë.  Deri në 15 teknologji, shtatë prej tyre nga bizneset e vogla, u zgjodhën pasi risitë dhe teknologjitë e tyre po ndihmojnë në riformatimin e sektorit të energjisë në det të hapur.

"Në OTC ne krenohemi me njohjen e kompanive që transformojnë të ardhmen e sektorit të energjisë në det të hapur",- tha Paul Jones, kryetar i Bordit të Drejtorëve të OTC, në një deklaratë, duke shtuar: "Revolucionalizimi i fushës nuk është detyrë e lehtë".

Paralelisht me seancat teknike dhe panelet, më shumë se 1200 ekspozues nga e gjithë bota, duke përfshirë rreth 60 nga Kina, shfaqën praktikat e tyre inovative, të cilat pritet të ndihmojnë në ndryshimin dhe nxitjen e përzierjes së energjisë në botë, sipas organizatorëve.

"Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të takuar klientë të rinj, furnizues të rinj”, - tha në një intervistë për “Xinhua” Chawki Benteftifa, president i “Helidex Offshore” me bazë në Nju Xhersi dhe një vizitor i rregullt i konferencës për vite me radhë.

foto nga

Konferenca e Teknologjisë në Det të Hapur, nga 1 deri më 4 maj/ foto nga Xinhua

Luis Lai, menaxher i përgjithshëm i rajonit të Amerikës me kompaninë kineze të pajisjeve inteligjente “Sany Petroleum”, tha se shkalla e shfaqjes në konferencën e këtij viti është dukshëm më e vogël krahasuar me atë që ishte përpara pandemisë Covid 19, por ai ende ka pritshmëri të larta.

"Kjo është ende një platformë shumë e mirë për ne për të treguar teknologjinë dhe pajisjet tona të reja jashtë shtetit dhe më pas për të komunikuar me partnerët dhe për të kërkuar bashkëpunim në shumë mënyra",- tha Lai për “Xinhua”, duke vënë në dukje se “Sany” është një nga prodhuesit kryesorë të pajisjeve inxhinierike në botë.

"Në fakt, Shtetet e Bashkuara mund të thuhet se janë tregu ynë më i madh potencial dhe ne ende po kërkojmë disa mundësi për bashkëpunim, pavarësisht shqetësimeve me të cilat përballen marrëdhëniet e dy vendeve”,- tha Lai.

Baoshun Yang, menaxher i përgjithshëm i kompanisë “Qingyun Star Fittings” me qendër në Shandong, në Kinën Lindore, i tha “Xinhua” se ishte hera e parë që ai dhe kompania e tij i bashkoheshin kësaj konference dhe se ishte i lumtur që gjatë mëngjesit të parë në shfaqje, ata ishin  kontaktuar nga katër blerës jashtë shtetit.

"Ne duam të gjejmë më shumë klientë amerikanë. Tani të gjitha produktet tona eksportohen në Evropë",- tha Yang, duke shtuar se kompania ka ecur mirë në Evropë me avantazhe në cilësinë e produktit dhe çmimin.

foto nga

Konferenca e Teknologjisë në Det të Hapur, nga 1 deri më 4 maj/ foto nga Xinhua