Sulmi me dronë ndaj Kremlinit, Kina bën thirrje për çtensionimin e situatës
2023-05-04 19:15:28

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina u kërkoi palëve të përmbahen ndaj çdo veprimi që mund të përshkallëzojë konfliktin Rusi-Ukrainë.

Sipas njoftimeve të medies, ka pasur përpjekje për të sulmuar me dy dronë Kremlinin, ndërsa Ukraina e ka mohuar se është ajo organizatore e këtij sulmi.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning u shpreh të enjten në një konferencë shtypi të organizuar në Pekin se Kina e ka vënë re këtë lajm.

"Pala kineze mban një qëndrim konsekuent e të qartë mbi krizën e Ukrainës. Palët e ndryshme duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim që mund të përshkallëzojë situatën e tensionuar," theksoi zëdhënësja.

 Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky incident do të ndikojë në planin e Kinës për dërgimin e përfaqësuesit të posaçëm në vendet përkatëse, znj. Mao tha se informacioni përkatës do të publikohet në një kohë të përshtatshme. Sipas saj, Kina do të vazhdojë të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës ukrainase.(Zhang Yan/Artan)