Kinë, ekonomia e festës së 1 Majit lulëzon
2023-05-04 16:41:49

CFP

CFP

Turizmi gjatë festës së 1 Majit në Kinë ka pasur një gjallëri shumë të madhe. Të mërkurën, eksperti afrikanojugor i ekonomisë Anthony Black bëri vlerësime pozitive për rolin e turizmit kinez në nxitjen e zhvillimit ekonomik. Ai mendon se ekonomia kineze po ecën në rrugën e zhvillimit të shpejtë me cilësi të lartë.

Black është i mendimit që, gjatë festës së 1 Majit, shumë turistë kinezë shkuan në vende të tjera, gjë që ka stimuluar zhvillimin e ekonomive vendore, sidomos të vendeve të Azisë Juglindore.

"Mendoj që turistët kinezë janë një mundësi shumë e mirë për mjaft vende të botës. Të gjitha vendet i mirëpritën turistët nga Kina, meqenëse ky është një rast i mirë për nxitjen e zhvillimit të turizmit. Vizitat e një numri të madh udhëtarësh kinezë mund të nxitin zhvillimin ekonomik. Për shembull, vendet si Tajlanda etj., kanë përfituar shumë nga sektori kinez i turizmit. Në fakt, kam biseduar me një ekonomist tajlandez në Pekin, i cili më tregoi se, megjithëse sektorët e ndryshëm të Tajlandës ishin zhvilluar relativisht mirë, ekonomia e përgjithshme është nxitur kryesisht nga sektori i turizmit, veçanërisht nga turistët kinezë."

CFP

CFP

Përveç optimizmit për lulëzimin e sektorit turistik, Anthony Black vlerësoi edhe transformimin e ekonomisë kineze. Ai është i mendimit që ekonomia kineze ka një zhvillim me cilësi të lartë të nxitur nga teknologjia e lartë, me një perspektivë shumë të mirë.

"Siç dihet nga të gjitha, ekonomia kineze është rritur me një shpejtësi shumë të madhe dhe tani po kalon nga zhvillimi i shpejtë në zhvillimin me cilësi të lartë, duke theksuar fusha si krijimi i risive. Mendoj që, në fazën e tanishme, është absolutisht e saktë që të zhvillohet teknologjia e lartë në Kinë. Kina ka hartuar objektiva zhvillimi dhe plane afatgjata, prandaj ka potenciale shumë të mëdha. Në fushën e zhvillimit teknologjik, besoj se Kina ka perspektiva shumë të mira," u shpreh eksperti afrikanojugor.  (Xu Guang)

CFP

CFP