Zvicra mori për herë të parë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
2023-05-03 11:44:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zvicra mori për herë të parë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB). Ambasadorja e Zvicrës në OKB, Pascale Baeriswyl, deklaroi se vendi dëshiron të krijojë reputacionin si ndërmjetëse dhe ndërtuese urash, bën të ditur “RTSH”.  

Reputacioni i Zvicrës tradicionalisht neutrale u dëmtua prej konfliktit Rusi-Ukrainë. Vendi hezitoi në fillim për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë,  refuzoi transportimin e municione zvicerane në Ukrainë, ndërsa refuzoi së fundmi dhe një ftesë nga G7-a për t'u bashkuar në një grup pune për të gjurmuar fondet e mbështetësve të presidentit rus, Vladimir Putin.  

Raportimet kritike janë shtuar, sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, por sipas saj nuk ka asnjë indikacion për një përkeqësim të konsiderueshëm në perceptimin e përgjithshëm që do të kishte pasoja negative.  

Presidenca e Këshillit të Sigurimit ndërron sipas një radhe të paracaktuar çdo muaj. Para Zvicrës, presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte Rusia, gjë që gjithashtu kishte nxitur kritika të shumta. (Elona)