Kinë, numri i ndërmarrjeve të reja private rritet me 10.7 për qind në tremujorin e parë
2023-05-03 12:12:30

Foto nga VCG

Rreth 2.039 milionë ndërmarrje të reja private u krijuan në tremujorin e parë të vitit, 10.7 për qind më shumë në baza vjetore. Sipas të dhënave nga Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut, cituar nga “Xinhua”, deri në fund të marsit, numri i ndërmarrjeve private të regjistruara kishte kaluar 49 milionë, duke zënë 92.3 për qind të totalit në vend.

Zhvillimi rajonal u bë më i balancuar gjatë kësaj periudhe. Nga janari deri në mars, 519.000 ndërmarrje të reja private u krijuan në rajonin qendror të vendit, me 20.8 për qind më shumë në baza vjetore. Rreth 441.000 ndërmarrje të reja private u ngritën në rajonin perëndimor, me 30.2 për qind më shumë në baza vjetore.

Industria e akomodimit dhe hotelerisë dhe industria e qiradhënies dhe e shërbimeve të biznesit, të cilat dikur u goditën rëndë nga Covid, u rritën në tremujorin e parë. Numri i ndërmarrjeve private të sapothemeluara në këta sektorë u rrit përkatësisht me 35.7 për qind dhe 15.5 për qind nga viti në vit, tregojnë të dhënat. (Elona)