Gazetari afrikanojugor: Entuziazmi i udhëtarëve kinezë ka nxitur mëkëmbjen ekonomike globale
2023-05-02 15:46:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë pushimeve të 1 Majit, bumi i udhëtimeve të kinezëve ka promovuar rritjen ekonomike, duke i dhënë hov rimëkëmbjes së ekonomisë globale. Gjatë një interviste për CMG-në, gazetari nga Afrika e Jugut Khatan Bahana vuri në dukje se ekonomia kineze gjatë pushimeve ka krijuar kohezion të fortë.

"Gjatë Festës së Pranverës në shkurt, pas rregullimit të masave kontrolluese të pandemisë, më se 300 milionë kinezë udhëtuan brenda vendit, 80 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë 40 vjetëve të Reformës e Hapjes me botën e jashtme, ekonomia e infrastruktura kineze janë zhvilluar shpejt dhe logjistika e mjedisi turistik janë përmirësuar më tej, duke krijuar kushte për udhëtimin jashtë vendit të mbi 1 miliard vetave. Në Kinë, ekonomia e pushimeve ka krijuar kohezion," tha Bahana.

Ai theksoi gjithashtu se Kina i kushton rëndësi të madhe edhe nxitjes së multilateralizmit, si edhe zhvillimit të qytetërimit global dhe të shkëmbimeve botërore:

"Vendet e BRICS-it, duke përfshirë Kinën, kërkojnë të zhvillojnë multilateralizmin, të shfrytëzojnë plotësisht rolin e vendeve e të kombeve të ndryshme dhe të promovojnë respektin e ndërsjellë ndërmjet vendeve, dhe ky është thelbi i multilateralizmit. Sipas të dhënave, para pandemisë së COVID-19, mbi 12 milionë turistë kinezë udhëtuan jashtë vendit në muaj, duke u sjellë shumë vendeve mundësi për zhvillimin e ekonomisë turistike." (Fani)