Raporti: Ekonomia digjitale e Kinës u rrit 50.2 trilionë juanë më 2022
2023-04-28 15:22:18

Foto nga VCG

Shkalla e ekonomisë digjitale kineze u rrit në 50.2 trilionë juanë (rreth 7.25 trilionë dollarë) më 2022, me një rritje nominale 10.3 për qind krahasuar me vitin 2021, duke zënë vendin e dytë në botë, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Pjesa e ekonomisë digjitale në PBB-në e vendit u rrit në 41.5 për qind, theksohet në raportin mbi zhvillimin e industrisë digjitale kineze të publikuar në Samitin e 6-të të Kinës Digjitale që po zhvillohet në qytetin Fuzhou në provincën lindore të Kinës Fujian.

Raporti shton se ekonomia digjitale e vendit është renditur e dyta në botë për disa vjet me radhë, duke u bërë një faktor madhor i rritjes së Kinës që po marshon drejt modernizimit.

Foto nga VCG

Deri në fund të vitit 2022 Kina kishte në funksionim 2.31 milionë stacione bazë 5G dhe numri i përdoruesve të rrjetit 5G në vend arriti në 561 milionë, duke zënë më shumë se 60 për qind të vëllimit të përgjithshëm të botës, thuhet në raport.

Samiti dyditor me temë "Shpejtimi i ndërtimit të Kinës digjitale për të nxitur modernizimin kinez" përqendrohet në shfaqjen e arritjeve më të fundit të nismës "Kina Digjitale" dhe në ndarjen e përvojave të zhvillimit digjital.

Si pjesë e samitit, një ekspozitë pesëditore u hap në Fuzhou, ku vizitorët mund të dëshmojnë përparimin në fusha të tilla si infrastruktura digjitale, ekonomia digjitale dhe shoqëria digjitale.