Kina ka dhënë 798,000 patenta shpikjesh në vitin 2022
2023-04-25 14:48:22

Foto nga VCG

Kina ka dhënë 798,000 patenta shpikjesh në vitin 2022, me 9,4 patenta shpikjesh me vlerë të lartë për çdo 10,000 njerëz, tha të hënën rregullatori më i lartë i pronësisë intelektuale (IP) i vendit, njofton Xinhua. Periudha e shqyrtimit për patentat e shpikjeve u shkurtua në 16.5 muaj dhe periudha e shqyrtimit për regjistrimet e markave tregtare ishte mesatarisht 4 muaj, tha në një konferencë shtypi Shen Changyu, kreu i Administratës Kombëtare të Pronësisë Intelektuale të Kinës.

Kina pa 70,000 aplikime ndërkombëtare të paraqitura sipas Traktatit të Bashkëpunimit të Patentave të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në 2022 dhe vendi u ngjit në pozicionin e 11-të në Indeksin Global të Inovacionit 2022 të lëshuar nga WIPO, sipas Shen. Vlera e shtuar e industrive intensive të patentave të Kinës arriti në 14.3 trilion juanë në vitin 2021, 17.9 për qind më shumë se një vit më parë dhe përbën 12.44 për qind të PBB-së.(Fatosi)