Kina do të çojë më tej përpara eksplorimin e Marsit
2023-04-25 12:15:43

Kina publikoi hartën e parë globale të koduar me ngjyra të Marsit më 24 prill, në Ditën e Hapësirës të Kinës për vitin 2023, arritja e fundit e misionit të parë të Kinës në Mars, "Tianwen-1".

Sonda Tianwen nr.1 zbriti mbi Mars(Foto:VCG)

Sonda kineze Tianwen nr.1 zbriti mbi Mars(Foto:VCG)

Zhang Rongqiao, kryeprojektues i programit për eksplorimin e Marsit, i tregoi Grupit Mediatik të Kinës se si i u krijua harta dhe çfarë po bën Kina lidhur me eksplorimin e mëtejshëm të hapësirës së thellë.

Ai bëri të ditur se harta e parë me ngjyra e Marsit u krijua në bazë të mbi 10 mijë imazheve të marra nga orbituesi i "Tianwen-1", që kreu 284 rrotullime, duke realizuar 14 757 foto. Imazhet u kombinuan bashkë dhe formuan hartën e parë të plotë të Marsit.

“Ky proces paraqet kërkesa të larta për kontrollin orbital”,  theksoi Zhang në një intervistë për CMG-në në kundër të Ditës së Hapësirës të vendit.

Ai është i bindur se ngjyrat e paraqitura në këtë hartë janë të sakta dhe e paraqesin me vërtetësi “planetin e kuq”, duke shtuar që kjo hartë e re do të ndihmojë në njohjen e Marsit dhe në studimet e ardhshme përkatëse.

Harta me ngjyra e krijuar në bazë të fotove të bëra nga Tianwen nr.1(Foto:CNSA)

Harta me ngjyra e krijuar në bazë të fotove të bëra nga Tianwen nr.1(Foto:CNSA)

Harta me ngjyra e krijuar në bazë të fotove të bëra nga Tianwen nr.1(Foto:CNSA)

“Pamja me ngjyra të plota e Marsit, që ofron një hartë bazë me cilësi më të lartë të tij, mund të përdoret për projektet e ardhshme eksploruese dhe kërkimet shkencore jo vetëm të vendit tonë, por edhe nga kolegët tanë”, tha z. Zhang.

Sipas tij, ky është një kontribut i rëndësishëm i misionit "Tianwen-1" për eksplorimin e thellësisë kozmike dhe gjithë njerëzimin.

Në një deklaratë e publikuar të hënën nga Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) thuhet se Kina do të ndajë zbulimet e "Tianwen-1" me botën që nga maji i sivjetshëm.

“Industria hapësinore dhe programet e eksplorimit të hapësirës së thellë të Kinës gjithmonë zhvillohen sipas parimeve të hapjes, bashkëpunimit e ndarjes së përbashkët,” theksoi Zhang, duke e quajtur ndarjen e të dhënave të Marsit si një hap tjetër të hapjes së industrisë hapësinore të Kinës.

Ai shtoi se të dhënat shkencore të mbledhura nga "Tianwen-1" do të hapen për të gjithë botën, gjë që do të thotë se edhe njerëzit e thjeshtë mund të kenë qasje në to.

Duke nisur nga 1 maji, të dhënat nga "Tianwen-1" do të publikohen për botën në mënyrë mujore sipas metodave të shpërndarjes së informacioneve të Kinës. Të dhënat që do të publikohen do të jenë të njëjta si ato që u ofrohen shkencëtarëve kinezë.

Foto:VCG

Zhang Rongqiao, kryeprojektues i programit për eksplorimin e Marsit(Foto:VCG)

Të dhënat prej 1800 GB që do të publikohen do të përfshijnë ato nga 13 pajisje në sondën e "Tianwen-1". Ndërkohë, sonda "Tianwen-2" pritet të lëshohet rreth majit të vitit 2025.

Misioni i ri për asteroidet do të fokusohet mbi atë afër Tokës "2016 HO3", një trup kozmik që konsiderohet si i veçantë. Gjatë këtij misioni do të merren mostrat nga asteroidi dhe do të kthehen në Tokë.

Kjo do të jetë hera e parë që Kina do të marrë mostra nga trupat ndërplanetare. Pas përmbushjes së detyrës kryesore, "Tianwen-2" do të nisë eksplorimin e një komete të brezit kryesor.

Kryeprojektuesi bëri të ditur se misioni kërkon që "Tianwen-2" të bashkëngjitet e të fluturojë me asteroidin, dhe pastaj të marrë mostra.

“Prandaj, teknologjia kyçe që përdoret në këtë mision është e veçantë, pasi ne duam të zgjidhim problemet e teknologjisë më të lartë në eksplorimin e thellësisë kozmike”, shtoi z. Zhang.

Foto:VCG

Roveri Zhurong bashkë me sondën Tianwen nr.1 mbi Mars(Foto:VCG)

Sipas tij, misionet "Tianwen-3" dhe "Tianwen-4" do të nisin pas kryerjes së këtyre detyrave, përkatësisht për marrjen e mostrave nga Marsi dhe eksplorimin e sistemit të Jupiterit.(Zhang Yan/Artan)