Iniciativa e Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga pozicioni i saj dominues në tregtinë ndërkombëtare
2023-04-23 15:51:32

Kohët e fundit, popullariteti i "dedollarizimit" në fushën e opinionit publik global është rritur në pikën më të lartë në vitet e fundit. Sipas statistikave, vendet që janë përpjekur të diversifikojnë monedhat në marrëveshjet tregtare ndërkombëtare janë përhapur në pesë kontinente. 

Qëndrimet e vendeve të ndryshme ndaj dollarit amerikan nuk janë më entuziaste dhe veprimet praktike të “dedollarizimit” janë më intensive. Arsyeja qëndron në statusin aktual të Shteteve të Bashkuara në tregtinë ndërkombëtare.

E quajtur zakonisht si "hegjemonia e dollarit" ajo reflektohet kryesisht në përqindjen jashtëzakonisht të lartë të shlyerjes së dollarit amerikan në tregtinë ndërkombëtare. Përmes kapacitetit të saj jashtëzakonisht të lartë të konsumit, Shtetet e Bashkuara eksportojnë dollarë amerikanë në botë. Pasi vendet e tjera marrin dollarët amerikanë në tregti, ato do të kalojnë në asete të shprehura në dollarë amerikanë si p.sh. obligacionet në këtë monedhë, kështu që një pjesë e tyre do të kthehen në Rezervën Federale, duke formuar një lak të mbyllur të përsosur.

Duke iu referuar vitit 2.000, Shtetet e Bashkuara përbënin 12.1 për qind të eksporteve botërore të mallrave dhe ishin partneri më i madh tregtar i shumicës së vendeve në zhvillim. Për rrjedhojë, dollari amerikan u bë alternativa e vetme. Dy dekada më vonë, megjithatë, kjo shifër ra në 8.1 për qind dhe përqindja e mallrave të eksportuara nga vendet në zhvillim u rrit në 45.9 për qind të totalit global. Ky është rezultati objektiv i zhvillimit të konkurrencës së tregut global. Rënia e statusit të Shteteve të Bashkuara në tregtinë ndërkombëtare do të thotë se dollari amerikan nuk është më opsioni i vetëm për vendet e tjera.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nën presion jo vetëm që nuk arritën të përshtaten me trendin e zhvillimit global, por "vepruan kundër trendit", duke praktikuar proteksionizmin tregtar dhe duke promovuar valën e "anti-globalizimit".

Çfarë është realiteti? Vendet votuan me këmbët e tyre dhe bënë zgjedhjet e tyre. Të dhënat tregojnë se që kur ish-presidenti amerikan Trump nisi një luftë tregtare në vitin 2017, përqindja e rezervave globale të dollarit amerikan ka filluar të bjerë me shpejtësi. Proteksionizmi do t'i sjellë vendet vetëm një hap më afër reduktimit të përdorimit të dollarit. Për më tepër, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Departamenti amerikan i Thesarit, shkalla e obligacioneve në dollarë amerikanë të mbajtura nga investitorët e huaj vazhdoi gjithashtu të bjerë.

Obligacionet e thesarit të SHBA-së janë një pararojë për të vëzhguar besimin e vendeve te dollari. Pas rritjes së normës së interesit nga Fed në vitin 2022, bankat qendrore në tërë botën kanë shitur bono amerikane. Më shumë se 50 për qind të vendeve që mbajnë obligacione në dollarë reduktuan kolektivisht zotërimet e tyre gjatë ciklit të rritjes së normës së interesit në ShBA, për herë të parë në dy dekadet e fundit. 

CFP

CFP

Më parë, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur mjete të ndryshme "financiare" për të sanksionuar dhe nxitur trazira. Tani, mjete të tilla filluan t'i kthehen mbrapsht vetë asaj, duke shkaktuar panik në treg dhe përshpejtuar humbjen e besimit. Jo shumë kohë më parë, Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen reflektoi thellësisht mbi lëvizjet vetëshkatërruese të ShBA-së: sanksionet ekonomike kundër vendeve të tjera do të rrezikojnë statusin dominues të dollarit amerikan. Gjatë një fjalimi të mbajtur më 20 prill, qysh nga koha kur ajo u ngarkua në këtë pozicion, Yellen përmendi një shprehje të palës kineze se bota është e madhe dhe e mjaftueshme edhe për Kinën, edhe për ShBA-të.

Çfarë mund të bëhet për të akomoduar dhe për t'u akomoduar nga të tjerët, duhet të merret parasysh nga vetë Shtetet e Bashkuara përballë "mundësisë" së "dedollarizimit". (Xu Guang)