Gjenevë: Zhvillohet Dita e Gjuhës Kineze e OKB-së dhe Festivali i 3-të i Videove i CMG-së
2023-04-21 09:38:08

Më 20 prill, në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, u zhvillua aktiviteti mbi Ditën e Gjuhës Kineze të OKB-së dhe Festivali i 3-të i Videove i Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

 

Po atë ditë, një emision i posaçëm i prodhuar nga CMG-ja u publikua në platformën mediatike digjitale të Zyrës së OKB-së në Gjenevë dhe transmetimi do të zgjasë për dy javë në Pallatin e Kombeve.

 

Sivjet është 10-vjetori i paraqitjes së nismës “Një brez, një rrugë” nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping. Festivali i Videove i CMG-së këtë vit ka temën “Rruga” dhe videot nga dashamirët e gjuhës kineze në mbarë botën, shtjellojnë konceptet e përfshira në nismën “Një brez, një rrugë”, si zhvillim, përfitime të përbashkëta dhe shpresë. Në këtë festival janë mbledhur 939 vepra nga 37 vende e rajone të botës, si Britania, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Serbia dhe Rusia.

 

Sekretarja e përgjithshme e Zyrës së OKB-së në Gjenevë, Tatiana Valovaya, u shpreh që gjuha kineze është simboli i kulturës kineze, që ka dëshmuar frymën e qëndresës së popullit kinez para vështirësive. Tema e sivjetshme është “Rruga” dhe ky koncept buron nga kultura dhe gjuha kineze.

 

Ambasadori i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, Chen Xu, u shpreh që çdo vit, Dita e Gjuhës Kineze e OKB-së është bërë një festë e rëndësishme për të gjithë adhuruesit e kinezishtes në botë. Qytetërimi kinez, që përfshin koncepte si harmonia, bukuria e harmonia universale, kanë treguar vlerat e popullit kinez që kanë zgjatur prej mijëra vjetësh.

 

Për tre vjet me radhë, CMG-ja ka zhvilluar aktivitetet mediatike mbi Ditën e Gjuhës Kineze të OKB-së dhe Festivalin e Videove bashkërisht me Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe Misionin e Përhershëm të Kinës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Gjenevë.