Qin Gang i dërgon mesazh urimi ministrit të ri të Jashtëm nepalez
2023-04-21 21:59:35

foto nga CFP

Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang i dërgoi të enjten një mesazh urimi Narayan Prasad Saudit për marrjen e detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Nepalit.

Qin Gang-u tha se Kina e Nepali janë fqinjë të mirë dhe e kanë respektuar gjithmonë njëri-tjetrin, duke dhënë ndihmë të sinqertë. Vitet e fundit, të dyja vendet kanë ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre. 

Kreu i diplomacisë kineze shprehu shpresën që do të krijojë marrëdhënie të mira me homologun e vet nepalez, për të konkretizuar si duhet konsensusin e arritur ndërmjet liderëve të të dy vendeve, duke dhënë kontribut të ri për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. (Wang Lei/ Artan)