Tre universitete kineze vlerësohen në konkursin e robotikës
2023-04-19 10:57:06

Foto nga VCG

Tre skuadra, nga “Northeast Forestry University”, “Harbin Engineering University” dhe “Dalian University of Technology”, triumfuan në “RoboMasters College League Competition 2023”, që u zhvillua në Heilongjiang.  

Veprimtaria nisi të premten në Universitetin e Inxhinierisë, në Harbin, në provincën Heilongjiang, duke tërhequr më shumë se 300 pjesëmarrës nga 16 universitete në të gjithë vendin, shkruan “China Daily”.  

Sipas rregullave, garuesit duhet të kontrollonin robotët e tyre për të sulmuar robotët e kundërshtarit në një fushë beteje të caktuar. Në fund, fitonte skuadra me shkallën më të lartë të mbijetesës.  

Konkursi “RoboMaster”, i cili u sponsorizua nga institucionet akademike lokale, synon të inkurajojë studentët të promovojnë shkëmbimet rajonale të teknologjisë robotike, të krijojnë një atmosferë të fortë akademike dhe të kontribuojnë në inovacionin dhe zhvillimin teknologjik rajonal.  

“Gjatë konkursit, ne morëm shumë njohuri dhe përvojë të re, si dhe rritëm aftësitë e punës në grup. Ne do të vazhdojmë të përgatitemi për garën kombëtare për të arritur rezultate edhe më të mira”,- deklaroi Chen Yang, pjesëmarrës nga Universiteti i Inxhinierisë Harbin. (Elona)