Foto nga VCG
Në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore po zhvillohet Panairi i 133-të i Import-Eksportit i Kinës. Në këtë edicion të panairit janë shfaqur shumë teknologji, produkte dhe aplikime të reja. Ky panair ka shënuar një vlerë të përgjithshme eksporti prej 1.5 trilionë dollarësh amerikanë e ka përmirësuar vazhdimisht strukturën dhe cilësinë e mallrave, duke tërhequr shumë klientë ndërkombëtarë.
Nga “përpunimi” deri në “bashkëpunim”, shumë ndërmarrje ekspozuese kanë sjellë produkte, teknologji e aplikime të reja, duke tërhequr shumë klientë për bashkëpunim. Sistemi modern industrial po bëhet kartëvizita e re e produkteve “Prodhuar në Kinë” në këtë panair të njohur.
Ndër ndërmarrjet ekspozuese, kompanitë e prodhimit dhe ato private zënë pjesën kryesore. Kompanitë e prodhimit përfshijnë mbi gjysmën e pjesëmarrësve në panair, ndërsa ato private zënë mbi 90 %. Ndër 35 mijë ndërmarrjet pjesëmarrëse në këtë edicion, shumë janë kompani udhëheqëse në sektorët e tyre, "kampione" në një fushë të caktuar dhe "gjigante të vogla" “profesionale, specifike, të posaçme dhe të reja", të cilat përfaqësojnë drejtimin e ri dhe prirjen e re të prodhimit kinez. Gjatë ekspozitës janë shfaqur afro 800 mijë produkte të reja dhe janë zhvilluar 300 aktivitete promovimi të këtyre produkteve.
Zhang Qingfu është zv.presidenti i një kompanie që merret me pajisjet elektro-shtëpiake. Ai thotë që këtë herë, kompania e tij jo vetëm ka ekspozuar produkte, por edhe ka paraqitur zgjidhje mjedisore në familje për një jetesë më të mirë.
“E gjithë bota i kushton rëndësi të madhe lëshimit të karbonit. Në këtë sfond, kemi ofruar një zgjidhje, që përfshin kondicionerë, ngrohëse uji, tharëse rrobash, pajisje fotovoltaike shtëpiake për prodhim e rezervim të energjisë elektrike, si edhe një aplikacion të bazuar në të dhënat e mëdha. Një zgjidhje e tillë ka kërkesa të posaçme për mbrojtjen e mjedisit dhe, në bazë të kërkesave të tilla, mund të gjejmë teknologjitë më të fundit e më të mira dhe t’i përdorim në produktet përkatëse,” shprehet Zhang Qingfu.
Foto nga VCG
Ndryshimet në strukturën e ndërmarrjeve pjesëmarrëse dhe produkteve të ekspozuara janë dëshmitare të risive në strukturën industriale të Kinës, duke tërhequr mjaft klientë ndërkombëtarë.
Një blerës nga Bangladeshi u shpreh: “Tani në Kinë teknologjia po zhvillohet shumë shpejt. Produktet elektronike shiten mirë në vendin tonë. Mendoj që ky është rasti më i mirë dhe kam dëshirë për të blerë dhe për bashkëpunim. Kështu, njerëzit në Bangladesh mund të njihen më mirë me teknologjitë e larta kineze. Në platformat e vendit tim, shumë njerëz mund të njihen me Kinën, si me produktet dhe kulturën kineze.”
Zv.sekretari i përgjithshëm i panairit dhe zv.drejtori i Qendrës së Tregtisë së Jashtme të Kinës, Wen Zhongliang, u shpreh që panairi i Guangzhou-t është një dritare e rëndësishme e hapjes së Kinës dhe platformë e rëndësishme e tregtisë ndërkombëtare. Panairi i Guangzhou-t është kthyer në zhvillimin me prani fizike, çka tregon plotësisht që Kina do të vazhdojë të shfrytëzojë epërsitë e saj, të marrë pjesë aktivisht në tregtinë ndërkombëtare dhe të favorizojë botën me nxitjen e zhvillimit të vet.
Foto nga VCG
“Qysh prej krijimit, panairi i Guangzhou-t ka arritur një vëllim transaksionesh prej afro 1.5 trilionë dollarë amerikanë. Numri i vizitorëve dhe blerësve me prani fizike dhe në internet ka arritur në afro 10 milionë. Ky panair ka luajtur rol të posaçëm për nxitjen e marrëdhënieve tregtare mes Kinës dhe vendeve të tjera të botës. Në udhëtimin e ri në epokën e re, panairi i Guangzhout do të vazhdojë të bëhet urë dhe nyjë e rëndësishme për zgjerimin e hapjes dhe shtimin e bashkëpunimit tregtar ndërmjet Kinës e botës,” theksoi Wen Zhongliang. (Jiang Lei)