Presidenti Begaj vizitoi Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar
2023-04-18 09:47:11

Foto nga ATSH

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i shoqëruar nga zonja e parë, Armanda, vizitoi Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Vizita në muze u bë në kuadër të nismës për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Rreth 150 kryemjeshtër të artit mesjetar, që nga Onufri te Konstandin Shpataraku, mund të eksplorohen nga afër, duke dëgjuar për ta edhe përmes një audio-guide në 4 gjuhë, ku veçanti është përfshirja e gjuhës ukrainase.

Kjo gjuhë është bërë pjesë e audio-guidës së muzeut përmes një iniciative të kërkuar nga zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me mbështetjen e zonjës së parë shqiptare, duke konfirmuar se popujt mund dhe duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes vlerave më të larta njerëzore. (Fatosi)