BSH: Depozitat në monedhë të huaj u rritën me 15.7%
2023-04-16 11:58:41

Foto nga ATSH

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se depozitat bankare në monedhë të huaj u rritën me 15.7% në fund të vitit 2022. Ky tregues u rrit me 6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Sipas BSH-së, kontribut dhanë ecuria e mirë e turizmit, së bashku me zhvillimet e tjera pozitive në sektorin e jashtëm të ekonomisë, raporton “ATSH”.

Gjithashtu, një ndikim pozitiv kanë pasur edhe alternativat e kufizuara që ka për investimet në valutë.

Nga ana tjetër, depozitat në lekë u rritën me 3.9% gjatë vitit 2022, duke u frenuar si nga interesi në rritje i individëve për të investuar në letra me vlerë të qeverisë, ashtu edhe nga nivelet e ulëta të deficitit buxhetor. (Irma)