Incidenti i "rrjedhjes së sekretit" zbulon natyrën e përgjimit të ShBA-së
2023-04-12 14:30:54

foto nga

Piktura nga CMG

Ditët e fundit, shumë media sociale perëndimore zbuluan një kontingjent dokumentesh të fshehta të dyshuara të ushtrisë amerikane. Nga këto dokumente del që qeveria amerikane jo vetëm ka ndërhyrë thellësisht në konfliktin Rusi-Urakinë, por edhe ka përgjuar vazhdimisht aleatët e saj, duke përfshirë Izraelin, Korenë e Jugut etj.

Në vitin 2013, Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) e ShBA-së u zbulua se kishte përgjuar liderët e dhjetëra vendeve qysh nga viti 2002, duke përfshirë kancelaren e atëhershme gjermane Angela Merkel. Në vitin 2021, një media daneze demaskoi se gjatë viteve 2012 - 2014, ShBA-ja kishte përgjuar shumë vende evropiane, si Gjermaninë, Francën, Suedinë, Norvegjinë, Holandën etj. Për këtë veprim, presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja e atëhershme gjermane Angela Merkel shprehën protestë kategorike.

Faktet vërtetojnë se ShBA-ja është "perandoria e përgjimit"  më e madhe në botë. (Wang Lei/ Artan)