31 fëmijë ukrainas kthehen nga Rusia
2023-04-11 09:59:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tridhjetë e një fëmijë janë kthyer në Ukrainë pasi u dërguan në Rusi gjatë konfliktit, njoftoi një organizatë bamirëse, citon “CGTN”.

“Mirëpritëm në shtëpi edhe 31 fëmijë të tjerë ukrainas që janë marrë ilegalisht nga rusët gjatë konfliktit”, shkroi në rrjetet sociale Mykola Kuleba, kreu i shoqatës bamirëse “Save Ukraine”.

Fëmijët ishin marrë nga rajoni verilindor i vendit, Kharkiv dhe rajoni jugor i Khersonit, sipas “Save Ukraine”, organizatë që  trajton  dëbimet e paligjshme të fëmijëve ukrainas.

Organizata bamirëse bëri të ditur se fëmijët dhe të afërmit e tyre kishin kaluar kufirin në territorin e kontrolluar nga Ukraina. Sipas pamjeve të publikuara fëmijët, të cilët mbanin valixhe dhe çanta, kaluan kufirin në këmbë dhe më pas hipën në një autobus për të vazhduar udhëtimin e tyre.

Më shumë se 16.000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt 2022, sipas Ukrainës. Shumë prej të cilëve dyshohet se janë vendosur në institucione dhe shtëpi kujdesi. Rusia i mohon akuzat, duke bërë të ditur se në vend të kësaj ajo ka shpëtuar fëmijët ukrainas nga tmerret e konfliktit. (Fatosi)