Kinë, rreth 24 milionë udhëtime turistike vendase për Festivalin Qingming
2023-04-07 11:15:06

VCG

VCG

VCG

VCG

Në Kinë u regjistruan rreth 24 milionë udhëtime turistike vendase të kryera gjatë Festivalit Qingming, 22.7 për qind më shumë nga viti i kaluar, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Sipas të dhënave zyrtare, nga udhëtimet u gjeneruan afro 6.52 miliardë juanë (rreth 945 milionë dollarë amerikanë) të ardhura, një rritje prej 29 për qind nga viti në vit, citon “Xinhua”.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Festivali i sivjetshëm Qingming, ose Dita e Fshirjes së Varreve, nuk pati tre ditë pushimi gjatë fundjavës, që do të thotë se shumë kinezë ndërmorën udhëtime njëditore.

Të dhënat nga dega e udhëtimeve e “Alibaba Fliggy” tregojnë se rezervimet për veprimtari turistike u rritën gjashtëfish të mërkurën në krahasim me vitin e kaluar, me muzetë dhe parqet argëtuese që ishin destinacionet më të kërkuara. (Elona)

VCG

VCG

VCG

VCG