Pekini pret seminarin shumëpalësh të Udhëheqësve të Rinisë mbi Agjendën Globale të Rinisë në 2023
2023-04-04 10:48:22

Pas organizimit të suksesshëm të Forumit të parë Botëror të Zhvillimit të Rinisë në Pekin në korrik 2022, i cili mori një letër urimi nga Presidenti Xi Jinping, më 28 mars të këtij viti në Pekin u mbajt seminari shumëpalësh i Udhëheqësve të Rinisë mbi Agjendën Globale të Rinisë.

foto/China Daily

foto/China Daily

Veprimtaria mblodhi mbi 50 të ftuar dhe përfaqësues të rinjsh nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, si Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Këshilli Rinor Aziatik, Unioni Rinor Ndërkombëtar "Rruga e Mëndafshit", Fondi Ndërkombëtar i Promovimit dhe organizata rinore nga Kina, Indonezia, Brazili, Italia, Japonia, Kazakistani, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar.

foto/China Daily

foto/China Daily

Fu Zhenbang, nënkryetar i Federatës Rinore të Gjithë Kinës, theksoi rolin e domosdoshëm të të rinjve, të cilët karakterizohen nga vitaliteti, kreativiteti dhe mendja e hapur në drejtimin e Agjendës së Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Iniciativave të Zhvillimit Global. Ai bëri thirrje për promovimin e aksioneve të përbashkëta rinore, mbështetjen për bashkëpunimin global të të rinjve dhe krijimin e partneriteteve për zhvillimin e të rinjve. Ai inkurajoi organizatat ndërkombëtare, organizatat kombëtare rinore dhe liderët rinorë që të thellojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në mënyrë që së bashku të avancojnë agjendën ndërkombëtare rinore dhe të nxisin zhvillimin e të rinjve në mbarë botën.

Marija Vasileva-Blazev, këshilltare speciale e të dërguarit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Rininë, theksoi rëndësinë e seminarit si një platformë për politikëbërësit  e rinj, organizatat, të rinjtë dhe palët e tjera të interesuara për të ndërtuar konsensus dhe për të çuar përpara zhvillimin e të rinjve së bashku me Agjendën e OKB-së 2030.

foto/China Daily

foto/China Daily

Changhee Lee, drejtor i Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Kinën dhe Mongolinë, prezantoi iniciativat e organizatës për të promovuar punësimin e të rinjve, duke adresuar njëkohësisht mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë aktualisht në tregun e punës. Ai u kërkoi vendeve të bashkëpunojnë në promovimin e zhvillimit të të rinjve, arritjen e punësimit të denjë për të rinjtë, shfrytëzimin e aftësive të tyre novatore dhe kontributin kolektiv në zbatimin e agjendës së Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm.

foto/chinadaily

foto/China Daily

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit ndanë politikat dhe përvojat e tyre kombëtare ose organizative për rininë, duke diskutuar fushat prioritare, tendencat në punën me të rinjtë dhe sfidat dhe përgjigjet ndaj agjendave kombëtare dhe globale të rinisë. E organizuar nga Federata Rinore Gjithë-Kinë dhe Komiteti Organizativ i Forumit Botëror për Zhvillimin Rinor dhe i bashkëorganizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Shkëmbimit Rinor e Kinës dhe Universiteti Rinor i Kinës për Studime Politike, seminari paraqiti diskutime mbi tema të tilla si "Prioritetet dhe tendencat në punën me të rinjtë : Politikat, Çështjet dhe Lëvizjet Rinore", "Qeverisja Globale dhe Pjesëmarrja Rinore" dhe Agjenda Globale për Rininë: Fushat prioritare dhe Veprimi i Përbashkët."