Prodhuesi kryesor i pambukut në Kinë fillon mbjelljen e pranverës
2023-04-04 16:11:48

VCG

Rajoni Autonom Xinjiang Ujgur i Kinës veriperëndimore, prodhuesi kryesor i pambukut në vend, ka hyrë në periudhën e mbjelljes së pambukut këtë vit, thanë autoritetet lokale bujqësore, njofton “Xinhua”.

Qarqet e mëdha prodhuese të pambukut në Xinjiangun jugor kanë filluar mbjelljen e pranverës dhe pritet të shohin kulmin e mbjelljes rreth fillimit të prillit. Mbjellja e pambukut në Xinjiang verior parashikohet të fillojë pas 5 prillit.

Autoritetet bujqësore të rajonit thanë se prodhimi i përgjithshëm i pambukut në Xinjiang do të mbetet i qëndrueshëm në më shumë se 5 milionë tonë këtë vit.

Falë kushteve unike të temperaturës dhe dritës së diellit, Xinjiang është bërë zona më e madhe e prodhimit të pambukut në Kinë dhe një zonë e rëndësishme në botë. Me kalimin e viteve, Xinjiangu ka përmirësuar mbjelljen e tij intensive të pambukut në shkallë të gjerë. Aktualisht, 94 për qind e mbjelljes dhe korrjes së pambukut në rajon është bërë me makineri.

Në vitin 2022, më shumë se 2.47 milionë hektarë pambuk u mbollën në rajon, me një prodhim të përgjithshëm prej 5.39 milionë tonë, që përbën më shumë se 90 për qind të prodhimit total të pambukut të Kinës. (Fatosi)