Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët
2023-04-04 15:55:50

Monedha shqiptare, leku (Foto Javanews)

Monedha shqiptare, leku (Foto Javanews)

Të hënën nisi shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistët, të akorduar nga qeveria shqiptare, njofton “ATSH”.

Fondi në dispozicion është 3.5 miliardë lekë. Ai u krijua nga mbledhja e të ardhurave nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

Bonusin e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Në Shqipëri ka rreth 678 mijë pensionistë.

Afati i tërheqjes të bonusit është 36 muaj. (Fatosi)